Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve – flet stomatologu Hoxha

Getoar Hoxha, stomatolog ka folur për rëndësinë e shëndetit oral, gjersa ka treguar se implantet dentare janë një zgjidhje afatgjate dhe e qëndrueshme në rastet kur humbim dhëmbët natyral, por jo e përhershme.
Hoxha në një podcast në Telegrafi.com me redaktoren Besnike Salihu Shala tregon se pyetja që shpesh i bëhet nga pacientët është nëse me vendosjen e implanteve dentare rregullohet njëherë e mirë çështja e dhëmbëve.
“...Implantet dentare nuk janë zgjidhje e përhershme ... Implantet dentare përbëhen nga materiali i titaniumit i cili është një material bio-kompatibil me organizimin. Prandaj ka shkallë të lartë të suksesit dhe jetëgjatësia mesatare e implanteve varësisht nga lloji dhe teknika se si është punuar zgjat prej 15 deri 20 vite, mund të zgjas edhe më shumë por varet edhe nga higjiena personale e pacientit...”, tha ai.
“...Mirëpo pas largimit të implanteve duhet të shikohet gjendja e kockës, a kemi ashtë të mjafueshëm për me i vendos implantet ku kanë qenë... Në të kundërtën prapë nuk është fundi i vendosjes së implanteve sepse me procedurat e shtimit të kockave artificiale në vende ku nuk ka prapë realizohet procedura e vendosjes së tyre”, sqaroi tutje stomatologu.
Ai tha se personat më favorizues për vendosjen e implanteve dentare janë joduhapirësit dhe ata që kanë higjienë të mirë orale. /Telegrafi/
















































