LAJMI I FUNDIT:

Imazhi më i afërt i Alfa Romeo GTV (Foto)

Imazhi më i afërt i Alfa Romeo GTV (Foto)

Fotografia e shkrepur në atë që besohet të jetë ndonjë fabrikë e Alfa Romeo, e shfaq pamjen më të afërt të GTV deri më tani

Kur prodhuesi italian, bëri të ditur se do të prezantohet me një model të ri në Geneva Motor Show, është pritur që ky të jetë një GTV me motor në mes, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, Alfa Romeo e prezantoi modelin Tonale, që është koncepti i një makine crossover. Megjithatë, asgjë nuk ka humbur, sepse me imazhin e shpërndarë së fundmi, duke se janë zgjuar shpresat për këtë model.

Përmbajtja duket se është e vërtetë, sepse u postua në ClubAlfa gjatë një prezantimi privat, në një prej bazave të kompanisë. Në të shfaqet një makinë e ngjashme Giulia, vetëm se me linja shumë më agresive.

Në anën tjetër, nuk janë dhënë detaje të Alfa Romeo GTV, që nuk pritet të lansohet para 2020. /Telegrafi/