LAJMI I FUNDIT:

Imazhet e rrjedhura e shfaqin BMW X5 tërësisht të ri, shumë kohë para prezantimit zyrtar (Foto)

Imazhet e rrjedhura e shfaqin BMW X5 tërësisht të ri, shumë kohë para prezantimit zyrtar (Foto)

Pamjet e rrjedhura janë shumë të dëshiruara, veçanërisht kur janë të pastra dhe pa asnjë mbulesë

Është konfirmuar se BMW do të merr pjesë në Paris Motor Show që zhvillohet gjatë tetorit, përkundër disa prodhuesve siç është Volkswagen, që nuk do të jetë pjesë në këtë vit, transmeton Telegrafi. Në të njëjtën kohë, është thënë se në këtë panair, BMW do të shfaqë diçka mbresëlënëse që nuk është parë ndonjëherë, teksa është menduar se mund të jetë një X5 tërësisht i ri.


Deri më tani, e kemi parë këtë makinë teksa testohej me shtresa të mëdha kamuflazhi, si në pista garash ashtu edhe në terrene të vështira, ndësa tani mund ta shohim nga afër në dy imazhe të rrjedhura. Gjenerata e katërt e ‘Sport Activity Vehicle’ ka grill gjigant, që mundëson hyrjen e sasive të mëdha të ajrit. Fotografitë besohet të jenë të vërteta, sepse ky SUV ka gjuhen e re dizajnuese të BMW-së.

Ngjanë më së shumti me X3 të ri, si dhe me X7 që pritet të lansohet së shpejti. Nën kapak pritet të ketë motor me benzinë ose naftë, ndërsa ka mundësi të ketë edhe ofertë për hibrid me rrymë. Deri në tetor pritet të kemi pamje dhe lajme të reja, për X5 që lansohet gjatë vitit që vjen. /Telegrafi/