Një nënë ka publikuar disa fotografi prekëse të betejës së djalit të saj katër vjeçar me leukeminë, të cilat tregojnë se si motra e tij pesëvjeçare – e cila është vetëm 14 muaj më e madhe se ai – kujdeset për vëllanë e saj.


ww1 2

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Beckett Burge u diagnostikua me leukemi akute limfoblastike në moshën dy vjeçe, në prill 2018, dhe që atëherë ka kaluar muaj në spital duke pasur kimioterapi dhe transfuzion gjaku.

ww2 1

Nëna Kaitlin Burge bëri fotografitë në janar, të cilat tregojnë motrën Aubrey, duke i fërkuar shpinën vëllait të saj ndërsa ai mbështetet në tualet, si i sëmurë - duke e siguruar atë që gjithçka do të jetë në rregull.

ww3 1

E vogla Aubrey më pas i lan duart, transporton vëllain e saj në shtrat dhe i ofron ndihmë në pastrimin e banjës nënën së saj dhe babit 31-vjeçar Matthew Burge.

ww4 1

Nëna e tre fëmijëve, Kaitlin, nga Princeton, Texas, SHBA, thotë se në vend që të dilte për të luajtur me miqtë e saj, Aubrey preferon të qëndrojë në shtëpi me Beckett, në mënyrë që ajo të mund të kujdesej për të.

ww5

Kaitlin thotë se është e emocionuar me lidhjen e jashtëzakonshme mes tyre, duke shtuar se ka vendosur të publikojë fotografitë për të treguar rëndësinë e familjes, sidomos në raste krizash. /Telegrafi/