LAJMI I FUNDIT:

Imazhe nga vizita e Kurtit dhe kryeministrit Plenkoviq në spitalin e Slavonski Brodit

Imazhe nga vizita e Kurtit dhe kryeministrit Plenkoviq në spitalin e Slavonski Brodit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai kroat Andrej Plenkoviq kanë vizituar pasagjerët e lënduar gjatë aksidentit me autobus në autostradën A3, të cilët janë duke u trajtuar për shërim në spitalin e Slavonski Brodit.

Midis të lënduarve janë dy pacientë të vendosur në kujdes intensiv.


“Kjo është një ditë e vështirë për ne. Unë dua ta falënderoj kryeministrin Plenkoviq për ndihmën e tij dhe reagimin e shpejtë, por edhe mjekët. Pacientët tanë janë në duar të sigurta, ata kanë marrë ndihmën psikologjike dhe atë shëndetësore. Unë kam vizituar pacientë në të gjitha dhomat dhe ata në njësinë e kujdesit intensiv. Unë dua të falënderoj të gjithë stafin mjekësor që po kujdesen për pacientët”, tha Kurti në një konferencë për medie para spitalit, përcjell Telegrafi.

Kurti së bashku me kryeministrin kroat Plenkoviq vizitojnë të lënduarit në spitalin e Sllavonski Brodit
Lexo po ashtu Kurti së bashku me kryeministrin kroat Plenkoviq vizitojnë të lënduarit në spitalin e Sllavonski Brodit

“Shpreh ngushëllimet e mia edhe një herë, para së gjithash familjeve të të ndjerëve. Ne vizituam të gjithë pacientët, 98 për qind të tyre janë mirë, besoj se mjekët kroatë janë duke bërë gjithçka”, tha Plenkoviq.

Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi.

Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

Në autobus ishin 69 pasagjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori