LAJMI I FUNDIT:

Imami i një xhamie në Iran thotë se imoraliteti i femrave ka bërë që të shteret lumi

Imami i një xhamie në Iran thotë se imoraliteti i femrave ka bërë që të shteret lumi

Seyyed Youssef Tabatabi-nejad, i cili drejton lutjet e së premtes në Isfahan, Iran, ka inkurajuar policinë e moralit në vend për të frenuar ‘mbulimin e papërshtatshëm’ dhe ka theksuar se veshjet jo-modeste të femrave kanë ndikuar në ambient.

Gjatë një predikimi këtë javë, ai tha se “Zyra ime ka pranuar fotografi të femrave afër lumit të tharë Zayandeh-rud, ku femrat duken sikur të jenë në Evropë. Janë pikërisht këto veprime që shkaktojnë tharjen e lumit edhe më tej”, raporton agjencia e lajmeve ISNA.

“I them Ministrisë së Komunikimit të nis betejën kundër nxitësve të kësaj pamodestie. Nëse nuk e bëni këtë gjë, atëherë nuk e keni kryer punën tuaj si duhet. Ministria e Komunikimit mund t’i zbulojë këta individë dhe t’ua zë frymën”.


“Nëse shohim një mëkat, është e padobishme nëse vetëm flasim për të. Policia mund të shfrytëzojë edhe forcat paramilitare të Hezbollahit për t’i kryer këto operacione”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

Komentet e tij erdhën në kohën kur policia e moralit në Iran është duke u rritur në numër të cilët po e luftojnë mbulimin e papërshtatshëm të femrave në vend, të cilat dëgjojnë muzikë me zë të lartë në makinat e tyre apo sillen në atë mënyrë që sipas autoriteteve në vend, cilësohet si jo-islamike.

Ndërkaq, komentet e imamit Tabatabi-nejad janë kritikuar nga Këshilli Kombëtar i rezistencës në Iran, duke i krahasuar deklaratat e tij me kulturën e ISIS-it.

Imami në fjalë më parë pati thënë se femrat duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa burrat e tyre punojnë, ndërsa ai pati përkrahur dhunën ndaj gruas në rast se ato nuk u përmbahen kodit të veshjes në vend.

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante

"Rezervova pushimin e ëndrrave, por e kuptova se isha i vetmi mysafir në ishull", burri ndan eksperiencën drithëruese në rrjete sociale

Interesante
Kalo në kategori