LAJMI I FUNDIT:

Imami Latifi: Thaçi në pozitë delikate, Haradinajt nuk i ka ecur mirë politika (Video)

Imami Latifi: Thaçi në pozitë delikate, Haradinajt nuk i ka ecur mirë politika (Video)

Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifi ka shprehur pakënaqësi ndaj krerëve shtetërorë, të cilët, sipas tij, po e ndiejnë vetën me marre pse janë mysliman.

Latifi në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj nuk duhet të bëjë gabime si në të kaluarën, duke u ndjerë i turpëruar.

“Dëgjon deklarata bombastike prej politikanëve, duke thënë pse unë jam mysliman ose pse unë e kam emrin ashtu apo kështu… Nëse e ka thënë Haradinaj i bie përgjegjësia atij, pasi vjen nga një familje heroike, por gabime të tilla ai asesi nuk duhet të bëjë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Imami ka thënë se ndihet keq kur liderët shtetëror të Kosovës bëhen servilë karshi ndërkombëtarëve, pasi, sipas tij, edhe SHBA edhe miqtë tanë ndërkombëtarë e dinë se ne jemi shumicë myslimane.

“Më dhimbet me dalë servil Presidenti i Kosovës, apo Kryeministri i Kosovës para çdokujt tjetër. Ai që nuk përfaqëson kulturën dhe besimin e familjes së tij, fqinjëve të tij nuk fiton autoritet as te tjetri. Duaje tënden, të respektojnë të tjerët”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për figurën e presidentit Hashim Thaçi, Latifi ka thënë se i pari i shtetit është në një situatë delikate, që sipas tij, ose do të shënojë faqen e bardhë të historisë ose do të mbetet në faqen e zezë të historisë shqiptare.

“Lus Zotin që ai të jetë në faqen e bardhë të historisë, sepse është në një pozitë delikate”, tha Latifi.

Për Ramush Haradinajn, imami ka thënë se ka qenë një luftëtar dhe komandantë i mirë në luftë, por ai thotë se politika nuk i ka ecur mirë.

“Ky njeri ka mundësi të jetë një njeri i madh, sikur të kishte respekt më shumë për Islamin edhe të mos ikte nga identiteti i tij fetar. Atij nuk i bën nder, e as familjes së tij, madje as të kaluarës së tij”, tha hoxha Fatmir Latifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori