U mendua fillimisht se bëhet fjalë për një lëndim të lehtë.

Por, si duket është për një dëmtim më të gjatë, i cili do ta mbajë futbollistin për gjashtë javë jashtë fushave të blerta.


Ilkay Gundogan është lënduar në sfidën e së mërkurës kundër skuadrës së Valon Behramit të Watfordit, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, ky është dëmtimi i tretë në tre vjet e gjysmë të fundit për 26-vjeçarin e kombëtares gjermane.

Vlen të theksohet se Manchester City triumfoi me rezultat 2-0 kundër Watfordit. /Telegrafi/

telegrafi sport app