LAJMI I FUNDIT:

Ilir Meta mbahet tre orë në pyetje nga prokurorët, zbulohet çfarë ndodhi në SPAK

Ilir Meta mbahet tre orë në pyetje nga prokurorët, zbulohet çfarë ndodhi në SPAK

Ish presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është marrë në pyetje këtë të martë nga prokurori në Prokurorinë e Posaçme SPAK për gati 3 orë.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje, avokati i Metës Genc Gjokutaj zbuloi se Meta është pyetur vetëm për çështjen e lobimit, ndërsa tha se seanca kishte nisur me një kërkesë të kreut të Partisë së Lirisë, shkruan A2 CNN.

“Sot në orën 10:30 ishte planifikuar që Ilir Meta të pyetej nga prokurori Sotir Kllapi dhe oficeri. Në fakt, pyetja filloi me një kërkesë të Metës, i cili donte të dinte se çfarë bëhej me kallëzimin që ne kemi depozituar në lidhje me rrëmbimin që i është bërë në ekzekutimin e masës së sigurisë arrest me burg në 21 tetor, por prokurorët thanë se kjo çështje nuk i është caktuar atyre. Sot, Meta është pyetur vetëm sa i përket lobimit në Amerikë.


Meta ka qenë sqarues dhe tepër bashkëpunues në lidhje me çështjen për aq sa ai kishte dijeni dhe mbante mend, pa iu referuar akteve që do të na vihen në dispozicion”, tha Gjokutaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori