Mbrojtësi Ilir Krasniqi ka marrë një lëndim që duket mjaft serioz në miqësoren e Polissya Zhytomyr ndaj Livyi Bereh Kyiv.

Ylli i Kosovës gjatë përpjekjes për t’u kthyer mbrapa rrëshqiti, ndërsa nga një video e publikuar duket se u lëndua rëndë.


Siç raportojnë mediat ukrainase, frika te Polissya është se lojtari ka këputur ligamentin kryesor të gjurit, gjë që nëse konfirmohet atëherë sezoni për të ka mbaruar.

25-vjeçari megjithatë do të kryejë një skanim sot për të mësuar detajet mbi shkallën e lëndimit pas pak orëve.

Në rast që konfirmohet lëndimi, atëherë ky do të ishte një lajm jashtëzakonisht i keq për Kosovën, pasi Krasniqi shihej si zëvendësuesi i Amir Rrahmanit në formacionin bazë për ndeshjet e marsit.

Kujtojmë, Kosova më 26 mars e zhvillon gjysmëfinalen e play-offit ndaj Sllovakisë kurse më 31 mars në rast fitore, e pret në Prishtinë fituesin e gjysmëfinales tjetër Turqi – Rumani./Telegrafi/

telegrafi sport app