LAJMI I FUNDIT:

Ilir Deda: Demarkacionin nuk e votoj

Ilir Deda: Demarkacionin nuk e votoj

Deputeti i pavarur u Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda e ka deklaruar votën e tij për seancën e 1 shtatorit, ku në votim do të hidhet demarkacioni i kufirit me Malin me Zi, njofton Klan Kosova.

“Nuk e votoj demarkacionin”, ka qenë shkurt përgjigja e Dedës për Klankosova.tv.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, kohë më parë kishte deklaruar se vendosja e demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave është i padrejtë.