LAJMI I FUNDIT:

Ilinden: Në Shqipëri nuk ka bullgarë, vetëm maqedonas

Ilinden: Në Shqipëri nuk ka bullgarë, vetëm maqedonas

Shoqata maqedonase “Ilinden” në Tiranë ka reaguar ndaj siç thonë, tendencave të vazhdueshme të Shoqatës për miqësi të bullgarëve dhe shqiptarëve, se në Shqipëri jetojnë vetëm bullgarë. Nga Ilinden thonë se këto janë informacione të falsifikuara, për shkak se sipas tyre, në Shqipëri nuk pasur as nuk do të ketë bullgarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I bëjmë thirrje portalit tatkovina.mk të mos bëhet mentor dhe të tentojnë ta nxinë luftën e Shoqatës maqedonase “Ilinden” në lidhje me të drejtat e kombësisë maqedonase në Shqipëri. Në pajtim me gjendjen reale në Shqipëri edhe një herë i hudhim poshtë pohimet e Shoqatës për për miqësi të bullgarëve dhe shqiptarëve nga Korça, se në Shqipëri nuk ka të shpërngulur që e ndjenë veten bullgarë”, thuhet në njoftimin e shoqatës Ilinden.


Ata gjithashtu thonë se numrin e bullgarëve në Shqipëri e dinë të githë, sipas tyre ata që mundohen ta rrisin numrin e bullgarëve janë manipulues./Telegrafi/