LAJMI I FUNDIT:

Ilazi: Zbatimi i MSA-së vendimtar për të ardhmen tonë evropiane

Ilazi: Zbatimi i MSA-së vendimtar për të ardhmen tonë evropiane

Ministria e Integrimeve Europiane pranon se deri më tani rezultatet në përmbushjen e kritereve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit nuk janë të kënaqshme. Megjithatë zyrtarë të kësaj ministrie shprehen se Kosova do të arrijë t’i përmbush këto kritere.

Ditë më parë Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka publikuar një raport në bazë të cilit del se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, institucionet kanë arritur që vetëm 27 përqind t’i përmbushin obligimet që kanë marrë për zbatimin e MSA-së.

Ndërsa, zëvendësministri i Integrimeve Europiane, Ramadan Ilazi ka thënë për lajmi.net se rezultatet e para nuk janë të kënaqshme. Ai ka bërë të ditur se gjatë muajit tetor do të finalizohet raporti për monitorimin e MSA-së.


Ilazi po ashtu ka thënë se plotësimi i kritereve të dala nga nënshkrimi i MSA-së janë obligative dhe se Kosova nuk ka opsion tjetër. Ilazi për lajmi.net ka thënë se zbatimi i kësaj marrëveshje është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori