Ekspertët konstatojnë që me truke të mençura mund të pengoni apo së paku dukshëm të shkurtoni zgjatjen e ftohjes.

Ja se si me vetëm dy përbërës shtëpiakë të mposhtni sëmundjen - transmeton Telegrafi.


Ilaçet popullore me arsye përdoren tashmë me shekuj, sepse është dëshmuar që ndihmojnë në zbutjen e simptomave dhe shkurtimin e zgjatjes së sëmundjes.

Gjëja më e mirë është që ata përbërës tashmë gjenden në kuzhinën tuaj, dhe e gjitha që duhet të bëni është që të përgatitni pijen e cila është antivirusale dhe antibakteriale, por, përveç kësaj, ka edhe veprim efektiv në mukozën e irrituar.

Nevojiten:

- mjalti,
- kanella,
- uji.

Përgatitja: 1. Përzieni një lugë mjaltë dhe dy lugë kanellë pluhur;
2. Përzieni në 1 dcl ujë të vakët derisa të shkrihen;
3. Pijen është më mirë ta pini dy herë në ditë, tri ditë pa ndërprerë.

/Telegrafi/