Tri sosh eliminojnë dhembjen shumë shpejt, nëse i përdorni dy të tjerat do të gaboni
Mos i dëgjoni të gjitha këshillat që kanë të bëjnë me shëndetin.
Statistikat tregojnë që së paku gjysma e popullatës botërore ka probleme me hemorroidet.
Në popull janë të njohura si majasëll, kjo gjendje e dhembshme pikërisht janë enët e ënjtura të gjakut në pjesën e anusit dhe të pjesës së poshtme të rektumit.
Zgjerimi i enëve të gjakut ndodh nën presion, ndaj shkaku më i zakonshëm i formimit të tyre është sforcimi i tepërt gjatë lëvizjes së zorrëve (peristaltika e zorrëve), por edhe qëndrimi ulur i tepërt, shtatzënia, kapsllëku kronik, predispozicioni gjenetik, plakja, diarreja e shpeshtë, infeksionet e zonës anale, presioni i lartë, ngritja e peshave, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, ushqimi luan një rol të rëndësishëm në formimin e hemorroideve dhe ushqimet shumë të nxehta dhe pikante mund t’i shkaktojnë ato.
Hemorroidet ndahen në të jashtme dhe të brendshme. Ato të brendshme shfaqen brenda kanalit anal dhe kur janë më pak të theksuara nuk mund të shihen e as të ndjehen. Hemorroidet e jashtme shfaqen nën lëkurë që në fillim të kanalit anal dhe ndryshe nga hemorroidet e brendshme, ato mund të shkaktojnë dhimbje jashtëzakonisht të forta gjatë jashtëqitjes.
Janë të shumta “ilaçet” natyrale që mund të ndihmojnë në këtë problem, por edhe ato që janë të njohura në mesin e njerëzve dhe që sipas ekspertëve vetëm sa e përkeqësojnë gjendjen. Kirurgu kolorektal Jeremy Lipman paralajmëron se çdo ndryshim që vëreni rreth anusit tuaj është një flamur i kuq për të parë mjekun tuaj për t’u siguruar që asgjë më serioze nuk po ndodh, veçanërisht nëse shihni gjak. Nëse rezulton se janë hemorroide, provoni disa “kontrolle” të bëra vetë, që kanë rezultuar të dobishme për këtë problem.
Çfarë ndihmon?
Para se të provoni me trajtim shtëpiak, dr. Lipman thotë që më parë të konsultohuni me mjekun i cili do të konstatojë se fjala është për hemorroidet.
1. Bëni banjë në pozicionin ulur
Ekspertët u sugjerojnë personave që kanë hemorroide që të qëndrojnë ulur në ujë të ngrohtë 15 minuta disa herë në ditë – posaçërisht pas zbrazjes së zorrëve.
– Ky është një nga trajtimet më të mira – thotë doktor Lipman. Si kryhet? Duke vendosur një tas të vogël (i bërë special për t’u mbështetur në ulësen e guaskës së tualetit) dhe duke e mbushur me ujë të nxehtë. Në këtë mënyrë, zona e dhimbshme avullohet dhe qetësohet. Ju gjithashtu mund të uleni në një vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë.
2. Leskrat psyllium
Leskrat psyllium mund të mblidhen në cilindo ushqim të shëndetshëm dhe ndihmojnë në rritjen e marrjes së fibrave dhe zbusin jashtëqitjen që më lehtë të kalojnë nëpër kanalin anal.
Kini kujdes që të mos gëlltisni shumë nga këto thekon menjëherë, pasi ato mund të shkaktojnë gazra ose ngërçe në stomak.
– Përdorini ato për të zbutur jashtëqitjen dhe për të zbrazur më rregullisht zorrët. Kur jashtëqitja është e butë dhe e lehtë për t’u kaluar, hemorroidet kanë më shumë gjasa të tërhiqen. Sigurohuni që të pini shumë ujë nëse merrni këtë suplement – thotë doktor Lipman.
3. Aloe vera
Cilësitë antiinflamatore të aloe verës mund të ndihmojnë në qetësimin e inflamacionit të hemorroideve. Dr. Lipman thotë që ky mjet është i sigurt për përdorim vetëm nëse bëhet fjalë për aloe vera të pastër, jo kur është i përbërë nga përbërësit e kremrave.
Çfarë nuk duhet assesi të përdorni?
1. Uthull molle
Besohet se përdorimi i uthullës së mollës mund të sjellë lehtësim të menjëhershëm nga hemorroidet, të zvogëlojë kruajtjen dhe dhimbjen.
– Nuk rekomandoj absolutisht përdorimin e uthullës së mollës sepse mund të djegë lëkurën për shkak të përdorimit të tepërt dhe të përkeqësojë problemet – Lipman.
2. Vaj peme çaji
A munden vetitë antiseptike dhe anti-inflamatore të vajit të pemës së çajit të zvogëlojnë ënjtjen dhe kruajtjen e shkaktuar nga hemorroidet? Ka hulumtime që sugjerojnë se një xhel i bërë nga ky vaj lehtëson simptomat, por kjo teori nuk është testuar mjaftueshëm, kështu që Dr. Lipman nuk e rekomandon atë.
Për të ndihmuar në trajtimin dhe parandalimin e hemorroideve, është e rëndësishme të hani mjaft fibra (25 gramë në ditë për gratë, 38 gramë në ditë për burrat) dhe të pini të paktën tetë gota ujë në ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp