LAJMI I FUNDIT:

Ikën zgjedhjet, u zhdukën “bombat”, asnjë hap për analizimin e përmbajtjes së tyre

Ikën zgjedhjet, u zhdukën “bombat”, asnjë hap për analizimin e përmbajtjes së tyre

Sapo nisi fushta filluan të shpërthejnë bomba gjithandej. Nëpërmjet përgjimeve ilegale apo “bombave” herë sulmohej një subjekt politik, e herë tjetri. Publikoheshin edhe nga mediat pavarësisht nëse biseda e përgjuar ishte apo jo me interes publik. Por, me përfundimin e zgjedhjeve sikur u “zhdukën” edhe bombat.

Sa institucionet relevante kanë ndërmarrë ndonjë hap për të hetuar përmbajtjen e tyre? Te Këshilli Etik i Mediave deri tash nuk është dorëzuar asnjë ankesë edhe pse “bombat” kishin qasje të njëanshme.


“Konsideroj se shfrytëzimi i materialeve të tilla gjatë periudhës parazgjedhore, më shumë shërbeu për qëllime të fushatës dhe për të sulmuar kundërshtarin politik, se sa për të përmbushur interesin publik. Tash kur kaloi fushata zgjedhore me automatizëm humbën edhe materialet e tilla. konkretisht për publikimin e “bombave” nga mediat nuk kemi marrë ankesa ”, tha Marina Tuneva nga Këshilli Etik i Mediave.

Ankesa deri para një kohe nuk ka pasur as në Prokurorinë Publike të Shkupit. Megjithatë, nga atje thonë se në rast se dorëzohen ankesa në prokurori të tjera, ato shqyrtohen në dy pika:

“Analizohet përmbajtja e “bombave” dhe nga ku burojnë të njëjtat. Në rast se në përmbajtje vërehen se ka elemente të veprës penale, atëherë formohet lëndë”, thonë nga Prokuroria Publike.

Tuneva këshillon se në raste të tjera, mediat para se të publikojnë materiale të përgjuara, patjetër e kanë të hetojnë burimin e tyre dhe qëllimin e publimit të tyre. Përndryshe, me ndryshimet e fundit në Kodin penal “Bombat” nuk përdoren më si dëshmi materiale, por vetëm si indicie./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori