Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të mërkurën, ka mbajtur konferencë për media, gjatë së cilës është publikuar raporti: “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”, i cili raport paraqet gjetjet nga monitorimi që IKD i ka bërë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Departamenteve Speciale.
Hulumtuesi i IKD-së, Ramiz Durmishi, ka thënë se gjatë vitit 2021, IKD ka evidentuar regres në efikasitetin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) në krahasim me vitin paraprak. Kjo pasi që PSRK gjatë vitit 2021 ka zgjidhur më pak lëndë sesa në vitin 2020.
Ai tha se kjo rënie ka rezultuar megjithëse numri i prokurorëve gjatë këtij viti ka qenë i njëjtë dhe nuk ka arsye tjera objektive që arsyetojnë këtë regres. Durmishi shtoi se gjatë vitit 2021, prokurorët specialë (në mesatare) nuk kanë arritur të përmbushin normën orientuese në zgjidhjen e lëndëve.
Tutje, gjatë konferencës për media, Durmishi pohoi se IKD ka evidentuar një rast kur një i akuzuar për krim të organizuar nuk ka arritur të gjykohet në mënyrë meritore. Kjo për faktin e vetëm se, sipas gjykatës, prokurori që kishte ngritur aktakuzën, Blerim Isufaj, nuk kishte nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve.
Ndërkaq, monitoruesja ligjore e IKD-së, Aurela Mërlaku, tha se sa i përket Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë (DS), IKD ka evidentuar regres edhe në efikasitetin e këtij Departamenti gjatë vitit 2021, në krahasim me vitin 2020. Për dallim nga viti 2021, në të cilin kanë qenë të angazhuar 12 gjyqtarë, në vitin 2020 kanë qenë të angazhuar vetëm gjashtë gjyqtarë në këtë Departament.
Megjithatë, sipas saj, këta gjashtë gjyqtarë të DS në vitin 2020 kanë zgjidhur më shumë lëndë sesa dymbëdhjetë gjyqtarë në vitin 2021. Ky regres gjatë vitit 2021 pothuajse ka dyfishuar numrin e lëndëve të pazgjidhura në fund të periudhës raportuese (nga 59 në 101).
Në anën tjetër, Mërlaku tha se PSRK, në përgjithësi ka pasur sukses relativisht të mirë në aktakuzat që ka ngritur.
“Kjo pasi që nëse marrim parasysh aktgjykimet dënuese dhe liruese, del se 80.6% e personave të akuzuar nga PSKR janë shpallur fajtorë nga gjykata. Ndërsa, nga totali i personave të dënuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, 53.52% e tyre janë dënuar me burgim efektiv. Megjithatë, këto rezultate nuk reflektohen edhe në rastet e korrupsionit. Nga të gjitha aktakuzat e ngritura në rastet e korrupsionit për të cilat është shpallur aktgjykimi, vetëm 12.5% e tyre kanë qenë të suksesshme në gjykatë”.
Tutje, ajo bëri të ditur se Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ka një stabilitet të caktuar në punën e tij, pasi si në fund të vitit 2020 ashtu edhe në fund të vitit 2021, i kanë mbetur të pazgjidhura vetëm nga 5 lëndë. Megjithatë, në vitin 2020 tha se kanë qenë të angazhuar tre gjyqtarë në këtë Departament, ndërkaq në vitin 2021 ky numër është ngritur në gjashtë. Por, rezultati prapë ka qenë i njëjtë.
“Kështu, ishte i paarsyeshëm avancimi i tre gjyqtarëve shtesë në këtë Departament. Duke vepruar në këtë mënyrë, KGJK pa nevojë ka rritur numrin e gjyqtarëve në këtë Departament, duke dobësuar kështu departamentet dhe gjykatat prej nga vijnë gjyqtarët e avancuar”, tha Mërlaku.
Ajo tha se gjatë analizimit të aktgjykimeve të nxjerra nga Departamenti Special i GjTh në Prishtinë, IKD ka gjetur se në dhjetë prej tyre kishte palë të dëmtuara nga veprat penale.
“Nga këto dhjetë raste, në vetëm dy prej tyre Departamenti Special e ka obliguar të akuzuarin që palës së dëmtuar t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar nga kryerja e veprës penale, ndërsa në tetë rastet tjera pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil. Kështu, në këto raste, palët e dëmtuara janë udhëzuar që realizimin e kërkesës së tyre pasurore juridike ta bëjnë në kontest civil, në vend se gjykata të vendosë vetë në procedurë penale”.
“Në anën tjetër, Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë mundëson aplikimin e procedurës së verifikimit dhe konfiskimit civil të pasurisë së të pandehurit në rastet kur i pandehuri shpallet fajtor në një procedurë penale. Përkundër kësaj mundësie të dobishme ligjore për luftim të kriminalitetit, IKD ka gjetur se gjatë vitit 2021 në asnjë rast nuk është aplikuar kjo procedurë nga ana e Prokurorit të Shtetit”.
“Për aplikimin e këtij Ligji nga ana e Prokurorit të Shtetit, pra, mjafton vetëm shpallja fajtor e të pandehurit nga gjykata. Andaj, mungesa e zbatimit të këtij Ligji ndaj personave të shpallur fajtorë flet për një shpërfillje të kompetencave nga Prokurori i Shtetit në këtë fushë”, shtoi Mërlaku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Malin Sharr shpëtohet një alpinist i lënduar çek

Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë, flet Grajqevci

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?