Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin “Prokuroria Pasive e Apelit”, ndërsa u tha se shikuar nga numrat kjo prokurori është ndër efikaset, por e kundërta është lidhur me kualitetin apo autoritetin që kjo prokurori ka në Gjykatën e Apelit.
Drejtor ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj tha se Prokuroria e Apelit, shikuar për nga numrat, është me performancë thuajse 100% në trajtimin e lëndëve që pranojnë, mirëpo e kundërta është lidhur me kualitetin apo autoritetin që kjo prokurori ka në Gjykatën e Apelit, e që del se është barazi me zero.
Sipas Miftarajt, në bazë të monitorimit të IKD-së, del se prokurorët e kësaj prokurorie zyrën dhe funksionin e tyre e kanë kthyer në një zyrë postare e cila proceson shkresa dhe punën e tyre e bazon në praktika të shabllonëve.
“Përderisa, ankesat ndaj vendimeve hartohen nga prokurorët e shkallës së parë, prokurorët e apelit, punën e tyre e bazojnë kryesisht në hartimin e një propozimi shabllon, ku kërkohet nga Gjykata e Apelit ta aprovoj si të bazuar apo refuzoj ankesën e prokurorit, pa ndonjë elaborim apo argumentin të mirëfilltë dhe pjesëmarrje aktive në përmirësimin e kualitetit të ankesave që parashtrohen në Gjykatën e Apelit”, tha ai.
Ndërsa, Lavdim Bajraktari, hulumtues në IKD, tha se ajo çka e dallon në këtë rast Prokurorinë e Apelit nga prokuroritë themelore dhe PSRK, është se puna e kësaj prokurorie është e fokusuar kryesisht në analizimin e ankesave të cilat i hartojnë prokuroritë e shkallës së parë, palët e dëmtuara si dhe të akuzuarit me mbrojtësit e tyre dhe pas analizimit të këtyre ankesave dhe aktgjykimeve të shkallës së parë, kjo prokurori i drejtohet me një parashtresë Gjykatës së Apelit të cilës mund t’i propozojë aprovimin, hudhrën poshtë të ankesave apo ndryshimit të aktgjykimit.
Mirëpo, ndikimi real i këtyre të propozimeve të Prokurorisë së Apelit, në aktgjykimet që i merr gjykata e shkallës, sipas Bajraktarit, është thuajse plotësisht irelevant.
“Në vetëm një nga 100 aktgjykimet e Gjykatës së Apelit që janë analizuar për këtë hulumtim, del se propozimi i Prokurorisë së Apelit është përmendur dhe marrë parasysh në arsyetim të aktgjykimit. Në të gjitha arsyetimet e aktgjykimeve tjera, propozimet e Prokurorisë së Apelit janë inekzistente”, tha Bajraktari.
Sipas tij, nga kjo del se vendimet e saj, Gjykata e Apelit thuajse në të gjitha rastet i bazon në ankesat që bëhen nga prokuroria themelore, palët e dëmtuara dhe ato të akuzuara, kurse ndikimi i propozimeve të Prokurorisë së Apelit del se është thuajse krejt i parëndësishëm.
Po ashtu, Bajraktari tha se shqetësuese në rastin e Prokurorisë së Apelit është edhe fakti se prokurorët e kësaj prokurorie, në shumicën dërrmuese të rasteve nuk prezantojnë në seancat e Gjykatës së Apelit.
Sipas tij, përkundër se mos pjesëmarrja e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit në seancat publike që mban Gjykata e Apelit nuk është pengesë procedurale për mbajtjen e seancave, përfaqësimi në këto seanca mbetet një ndër mundësitë e vetme që kanë prokurorët e Apelit, që të tregojnë edhe atë kreativitetin e tyre në argumentimin sa më të mirë para gjyqtarëve se pretendimet ankimore të dhëna nga prokurorët e shkallës së parë janë të bazuara.
“Nga 438 seancat që ka monitoruar IKD gjatë viteve 2018 dhe 2019, Prokuroria e Apelit kishte prezantuar në vetëm 4 % të tyre”, tha Bajraktari.
Tutje, Bajraktari shtoi se niveli i ankesave të ushtruara nga Prokurori i Shtetit e të cilat aprovohen nga ana e Gjykatës së Apelit vazhdon të jetë shumë i ulët duke përmendur statistikat e Raporteve të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional, sipas të cilave, niveli i ankesave të prokurorëve që aprovohen nga Gjykata e Apelit është më i ulët se 10 %. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar
Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën
Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së
Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është “i forti” i Shkodrës?
Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ndodh puthja e parë në Big Brother VIP Kosova, është mes Vullnetit dhe Gresës
Në podcast me Toni Kroos, Jurgen Klopp nuk lë gjë të keqe pa thënë për Sergio Ramosin
Problemi me rinovimin e kontratës – tri klubet e mëdha evropiane futen në garë për Vinicius
“The Simpsons” parashikojnë se kush i fiton zgjedhjet në SHBA
Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar
Po eliminoheshin nga gara - Guardiola dhe lojtarët e Man Cityt nuk i ndalnin të qeshurat