Tërheqja nga Kontrata Kolektive në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim nga Qeveria aktuale e Kosovës, me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Federatës së Shëndetësisë, përbëjnë cenim të të drejtave sociale të garantuara me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.
Kështu u tha gjatë prezantimit të publikimit të raportit “Mungesa e kontratave kolektive- Dështimi për të siguruar dialog social dhe mbrojtje kolektive të punëtorëve” nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) së bashku me BSPK-në dhe SBASHK-u.
Hulumtuesi i lartë në IKD, Naim Jakaj ka thënë se kjo gjendje pengon ndjeshëm sigurinë dhe drejtësinë sociale në vend dhe dialogun social. Ai ka paralajmëruar edhe padi ndaj Ministrisë së Financave.
Duke kritikuar Qeverinë Kurti, ai është shprehur se cak i sulmeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati janë sindikatat dhe përfaqësuesit e tyre.
“Sindikatat dhe përfaqësuesit e tyre ishin cak i sulmeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti, ministrit Murati dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet… Tërheqja nga Kontrata Kolektive në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim nga MASHT-i, me kontratën që kishin me SBAShK-un dhe në anën tjetër tërheqja nga Kontrata Kolektive në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Federatës së Shëndetësisë, përbëjnë cenim të të drejtave sociale të garantuara me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.. Ne do të shtrojmë padi kundër Ministrisë së Financave”, ka thënë Jakaj.
Ndërsa, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli theksoi se si BSPK, kanë dërguar rreth 50 komunikata Qeverisë Kurti, për dialog social dhe konstituim të Këshillit Ekonomiko Social, por siç tha ai ‘pa sukses’.
“Shumicën e mjeteve që i kemi përdorur në forma sindikale është edhe forma e komunikatave që brenda një kohe shumë të shkurtër kemi bë diku 50 komunikata, njëfarë forme me i bë presion Qeverisë që të kemi dialog social dhe të kemi konstituim të Këshillit Ekonomiko- Social. Është një dështim shumë i madh i institucioneve tona, dhe do të kërkohet përgjegjësi e madhe”, ka shtuar Hykolli.
Po ashtu, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj konsideron se Qeveria Kurti me qëllim ka një qasje armiqësore ndaj sindikatave.
“Konsideroj Qeveria Kurti me qëllim ka një qasje tepër të gabuar ndaj dialogut social dhe ka një qasje që i merr përmasat edhe armiqësore ndaj sindikatave, veçmas kur ato i sheh si të forta. Hekuran Murati, me veprimet e tij, barrikadave të bëra, me ngërçin e krijuar në mënyrë artificiale, me Këshillin Ekonomik Social, duke e bllokuar në tërësi funksionimin e tij, ka dëshmuar se është kundër dialogut dhe kundër sindikatave”, ka theksuar ai.
Hulumtuesi tjetër i IKD-së, Gzim Shala ka kërkuar që kërkesat sindikale të dëgjohen dhe dialogohen nga ana e Qeverisë së Kosovës. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe