Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon kundër vendimeve të kundërligjshme të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), rreth praktikës së “transferimit” të prokurorëve të shtetit në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e miratuara nga vet KPK.
Më 6 janar 2017, Kryeprokurori i Shtetit me Vendim, sipas kërkesës së paraqitur nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ka “transferuar përkohësisht” prokurorin e Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha në PSRK.
“Vendimi i Kryeprokurorit Lumezi përcakton se prokurori Hoxha ka të drejtë në beneficionet që dalin nga ushtrimi i funksionit të prokurorit në PSRK. Gjithashtu, KPK në takimin e mbajtur më datë 1 shkurt 2017, ka marr Vendim për ‘transferimin’ e prokurorit Sylë Hoxha në PSRK”, thuhet në reagim.
Në takimin e KPK-së, në pikën lidhur me transferimin e Prokurorit Hoxha, anëtarë të KPK-së kanë shprehur dyshimet e tyre lidhur me ligjshmërinë e transferimit të prokurorëve përfshirë “transferimin e prokurorit Hoxha” pa kaluar përmes institutit të konkursit.
“Vendimet e Kryeprokurorit të Shtetit dhe KPK bien në kundërshtim me Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Rregulloren për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit. KPK rregulloren e lartë përmendur e kishte miratuar më 31 mars 2016. Rregullorja për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit ka përcaktuar procedurat dhe kriteret e transferimit dhe avancimit të prokurorëve të shtetit. Zbatimi i kësaj rregullore do të ndalonte praktikën e keqe të instaluar nga KPK që nga viti 2011, duke transferuar dhe avancuar prokurorë pa proces të drejtë, paanshëm dhe të bazuar në meritë dhe duke anashkaluar institutin e konkursit”, thuhet në reagim.
Sipas IKD-së, praktika e shkeljes së ligjit nga Kryeprokurori i Shtetit dhe KPK është kthyer në standard të qeverisjes së sistemit prokurorial.
“Bazuar në këtë standard, ligji interpretohet dhe zbatohet për interesa të ngushta të personave të caktuar brenda sistemit prokurorial. Vendimet e Kryeprokurorit të Shtetit dhe KPK-së për “transferimin” e prokurorit Hoxha në PSRK bien në kundërshtim me vet politikat e miratuara nga Këshilli. Sipas përcaktimit të definicionit lidhur me transferimin e prokurorëve të shtetit, është përcaktuar qartë se transferimi duhet të jetë i nivelit të njëjtë dhe sipas kërkesës së vet prokurorit edhe në nivel më të ultë”.
IKD vlerëson nevojën e KPK-së për plotësimin e pozitave të lejuara për prokurorë në PSRK, për të cilën ka avokuar dhe avokon në baza ditore në të gjitha aktivitetet e saj publike, por kërkon nga KPK që të plotësoj pozitat e lira për prokurorë në PSRK, ku nga 18 pozita të lejuara për prokurorë në këtë prokurori, janë të plotësuara vetëm 9.
“Megjithatë, IKD pret nga KPK që gjatë procesit të plotësimit të këtyre pozitave, të zbaton strikt Ligjin për KPK-në, Ligjin për Prokurorin e Shtetit, rregulloret dhe aktet e brendshme të miratuara nga vet Këshilli. Para z. Sylë Hoxha në mënyrë të njëjtë ishte vepruar me prokurorin z. Abdurrahim Islami, i cili në kundërshtim me ligjin dhe Rregulloren për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve ishte transferuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në PSRK, për të cilën shkelje IKD ka reaguar publikisht më 12 dhjetor 2016”, thuhet në reagim.
Praktika e instaluar nga Kryeprokurori i Shtetit dhe KPK, lidhur me shkeljen e ligjit dhe akteve të brendshme gjatë ushtrimit të funksioneve dhe përgjegjësive të tij, përmes miratimit të Vendimeve të kundërligjshme zbehë edhe më tej besimin e publikut, qytetarëve dhe sistemit prokurorial për të ndërtuar një sistem të paanshëm, të drejtë, të pavarur dhe profesional, thekson IKD. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?