Në konferencën e Institutit të Kosovës për Drejtësi për ecurinë e seancës konstituive të Kuvendit dhe rrugën që duhet ndjekur, përfaqësuesit e kësaj organizate kanë kërkuar nga deputetët votimin e raportit për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve.
Sipas hulumtuesit Melos Kolshi, të gjitha partitë politike duhet të tejkalojnë dallimet dhe interpretimet juridike dhe të miratojnë raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Në këtë situatë, deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit duhet të reflektojnë mbi rëndësinë e votimit të raportit të Komisionit dhe domosdoshmërinë e konstituimit të Kuvendit”, tha ai.
Sipas Kolshit, paralizimi i Kuvendit nuk mund të jetë alternativë.
Kurse, sipas hulumtuesit Naim Jakaj, në momentin që një person e jep betimin si deputet, ai nuk mund të mbajë më funksionin e anëtarit të Qeverisë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për një qeveri të rregullt apo në detyrë.
Jakaj thekson se dorëheqja nga pozitat qeveritare duhet të ndodhë në momentin e dhënies së betimit si deputetë ose menjëherë pas tij, dhe këto dorëheqje të dorëzohen pranë Kryesuesit të seancës konstituive dhe administratës së Kuvendit.
Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka prezantuar edhe një shkresë të dorëheqjes e cila, sipas tyre, mund të përdoret për t’u realizuar dorëheqja e Kryeministrit dhe ministrave dhe për t’u konstituuar Kuvendi i Kosovës.
Sipas hulumtuesit Astrit Kolaj, kjo shkresë do ta lehtësojë procesin drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Për ta lehtësuar procesin drejt konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, IKD ka përgatitur një shkresë model të dorëheqjes, që plotëson kriteret e nevojshme të dorëheqjes e cila kërkohet për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit”, tha Kolaj në fund të kësaj konference.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

MPB: 59 vjeçari nga Tetova për një borxh prej 25 mijë euro ka kthyer mbi 150 mijë euro për kamatë

Prattipati viziton veriun: Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të garantojë paqen për qytetarët

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qese

Konstituimi i Kuvendit, Osmani takon Limajn

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen dy kamioneta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

Rusia ndalon për herë të parë një anije cisternë që lundronte nga Estonia

Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëron se Rusia do të lëshojë sonte një raketë balistike ndërkontinentale

Zemërim në Greqi për reklamën e Adidas që tregon këpucën që “godet” Akropolin

Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Është i martuar