LAJMI I FUNDIT:

IKD: Gjykata në Gjakovë më efikasja në zgjidhjen e lëndëve të krimeve të rënda, më së dobëti Gjilani

IKD: Gjykata në Gjakovë më efikasja në zgjidhjen e lëndëve të krimeve të rënda, më së dobëti Gjilani
Instituti i Kosovës për Drejtësi

Diferencë e konsiderueshme në zgjidhjen e lëndëve është shfaqur mes departamenteve të krimeve të rënda të gjykatave themelore në vend, thuhet në raportin “Sfidat në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të rënda”, të publikuar të mërkurën nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Kjo, e bazuar në monitorimin e trajtimit të lëndëve në gjykatat themelore më 2021.

Sipas IKD-së, gjatë vitit 2021 Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën në Prishtinë ka qenë më i ngarkuari me lëndë, pasuar me atë në Mitrovicë. Gjykata më pak e ngarkuar ka qenë ajo e Gjakovës.


Megjithatë, në numrin e lëndëve të zgjidhura me numrin e gjyqtarëve të angazhuar, DKR-ja në Gjakovë ka dalë si departamenti me efikasitetin më të lartë. Një gjyqtar mesatarisht ka zgjidhur 7.75 lëndë në muaj. Kjo gjykatë pasohet nga ajo e Prishtinës me 6.15 lëndë të zgjidhura nga një gjykatës në muaj. Pasojnë Mitrovica me 5.22, Ferizaj me 4.42, Peja me 4.4 dhe Prizreni me 4.02. Më së dobëti është Gjilani me 3.61 lëndë të zgjidhura në muaj për gjykatës.

“Në këtë mënyrë shohim se mes gjykatave ka diferencë të konsiderueshme sa i përket mesatares së përgjithshme të zgjidhjes së lëndëve. Nuk ka të dhënë nga KGJK apo gjykatat se përse ndodhë një gjë e tillë. Për këtë arsye ne kemi rekomanduar që kjo çështje të trajtohet nga KGJK, për të përcaktuar shkaqet që sjellin këtë diferencë”, kanë thënë përfaqësuesit e IKD-së në një konferencë për media të mërkurën.

Gjatë vitit 2021 numri i lëndëve të pazgjidhura është rritur për 81 lëndë, sipas raportit. Më 2021 ka pasur më shumë lëndë të pazgjidhura sesa një vit më herët.

Përfaqësues të IKD-së kanë thënë se është vënë re mungesa e dënimit që ua ndalon ushtrimin e funksioneve zyrtarëve.

“IKD ka hasur në raste të shumta kur ka qenë i mundur aplikimi i dënimeve plotësuese, por nuk janë shqiptuar nga ana e gjykatës. Vërehet sidomos mungesa e dënimit plotësues të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, ka thënë Medina Kadriu, hulumtuese në IKD.

Sa i përket rasteve të vrasjeve, drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se me kthimin e lëndëve në rigjykim, pos kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, familjarët po përjetojnë para trupit gjykues disa herë atë që u ka ndodhur në familje.

“Tek rastet e vrasjes kemi parë që një numër i madh i këtyre rasteve, qoftë për shkak të neglizhencës, qoftë për shkak të mungesës së guximit të gjyqtarëve, lëndët kthehen në rigjykim. Prej monitorimit tonë këto raste konsiderohen jashtëzakonisht të ndjeshme sepse është një ndjenjë shumë e keqe që një familjar i cili e ka humbur nënën, babanë, vëllain, motrën apo familjarin e afërm e kanë lënë në mes të procesit gjyqësor dy e tre herë”, ka thënë Miftaraj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori