LAJMI I FUNDIT:

Igli Tare, drejtori më i mirë sportiv në Itali sipas sondazhit të mediumit të madh italian

Igli Tare, drejtori më i mirë sportiv në Itali sipas sondazhit të mediumit të madh italian

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, mund të zgjidhet si drejtori më i mirë sportiv në Itali, pasi po prin bindshëm në një sondazh nga një medium i madh italian.

Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Igli Tare kryeson bindshëm sondazhin e hapur nga mediumit italiane “Tuttomercatoweb”.

Më shumë gjasa ai do të fitojë çmimin e drejtorit sportiv më të mirë në Itali nga faqja e specializuar italiane.


Tare: Lazio po luan futbollin më të mirë në Itali
Lexo po ashtu Tare: Lazio po luan futbollin më të mirë në Itali

Deri tani ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka grumbulluar 33,82% të votave duke lënë pas emra të njohur të futbollit italian, përcjell SS.

Pas Tares vijnë drejtori sportiv të Carpit, Matteo Lauriola, por edhe emra të rëndësishëm si Massimiliano Mirabelli i Milanit, Carlo Osti i Sampdorias dhe Giuseppe Marotta i Juventusit.

Tare: Cikalleshi më pëlqen, është futbollistë i fuqishëm
Lexo po ashtu Tare: Cikalleshi më pëlqen, është futbollistë i fuqishëm

Ecuria fantastike e Lazios, ku një meritë të padiskutueshme e ka Igli Tare që edhe pse ka pasur në dispozicion një buxhet të vogël i ka vendosur trajnerit Simone Inzaghi në dispozicion lojtarë shumë të mirë, është vlerësuar jashtëzakonisht nga lexuesit e “Tuttomercatoweb”.

Një pjesë e madhe e lexuesve e konsiderojnë shqiptarin si drejtorin më të mirë sportiv në Itali.