LAJMI I FUNDIT:

Iftari në Bangladesh, lagjja historike e Chawkbazar vazhdon të mbetet popullore

Iftari në Bangladesh, lagjja historike e Chawkbazar vazhdon të mbetet popullore

Edhe pse është krijuar përpara 400 vjetësh, lagjja historike e Chawkbazar, në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, vazhdon të mbetet po aq popullore. Por në këtë periudhë, fama e saj mbërrin kulmin, e kjo falë fakti që kjo qendër e rëndësishme biznesi, tejet e njohur edhe për shumëllojshmërinë e ushqimeve tradicionale, shndërrohet praktikisht në vendin kryesor të ushqimeve të Iftarit- vaktin që thyen agjërimin e përditshëm.

Me mijëra shitës ekspozojnë prodhimet e tyre nëpër rrugë, ku njerëzit presin në radhë për qebap e lloje të ndryshme birjani – një pjatë tejet popullore me bazë orizin.

Shitësit luftoje mes tyre për hapësire në një kohë kur mbi rrugicat e ngushta të tregut varen me qindra kabllo elektrike, telefonike dhe internet, çka përbën dhe një rrezik për Chawkbazar, i cili shkurtin e këtij viti u përfshi nga nja zjarr masiv që vrau gati 80 vetë.


Delikatesa me popullore e këtij tregu mbetet “boro baper polay khai”, një përzierje qiqrash, mishi të grirë, patatesh, vezësh, mish pule e 13 erëzash. Artikuj të tjerë të famshëm Iftari atje janë kulaçi me mish deleje dhe pule, qoftet e skuqura me thjerrëza dhe të zhytura në kos, apo pjatat me mish pëllumbi, pa harruar në fund edhe llojet e ndryshme të ëmbëlsirave.

Disa konsumatore megjithatë vazhdojnë të kenë dyshime për higjienën e këtyre produkteve, edhe pse shitësit pretendojnë se janë mjaft të kujdesshëm në përgatitjen e tyre. /TCH/ Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Amerika
I traumatizuar nga tërmetet, turku jeton që dy vite në shpellë

I traumatizuar nga tërmetet, turku jeton që dy vite në shpellë

Turqia
Kalo në kategori