LAJMI I FUNDIT:

IEA: Bota po ia del të përballet nga reduktimet e furnizimit me naftë ruse

IEA: Bota po ia del të përballet nga reduktimet e furnizimit me naftë ruse

Bota nuk do të mbetet pa naftë pavarësisht prodhimit më të ulët nga Rusia, e cila është goditur nga sanksionet.

Kështu ka theksuar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila më parë ka theksuar se duke filluar nga muaji prill mund të kishte një reduktim të furnizimeve.

Sipas IEA-së, shtimi i prodhimit në vende të tjera dhe rritja më e ngadaltë e kërkesës për shkak të izolimeve të Kinës do të parandalojnë një deficit të madh.


“Me kalimin e kohës, rritja e qëndrueshme e vëllimeve nga vendet e Lindjes së Mesme të OPEC+ dhe nga SHBA, së bashku me ngadalësimin e rritjes së kërkesës, pritet të shmangë një deficit akut të furnizimit, në rrethanat e reduktimit të furnizimeve nga Rusia”, tha IEA.

Vlerësimi i agjencisë me qendër në Paris sugjeron se ndikimi ekonomik nga sanksionet e mëtejshme mbi energjinë ruse që po mendohen nga Bashkimi Evropian, mund të jetë i kufizuar.

“Rritja e çmimeve të naftës dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të ulin ndjeshëm rimëkëmbjen e kërkesës gjatë pjesës së mbetur të këtij viti, deri në vitin 2023”, theksoi agjencia.

Duke reflektuar rënien e eksporteve të produkteve dhe të kërkesës së brendshme, furnizimi me naftë ruse ra me rreth një milion fuçi në ditë gjatë muajit të kaluar – rreth gjysmë milioni fuçi në ditë më pak se parashikimi i agjencisë në muajin e kaluar.

IEA vlerëson se kjo shifër do të rritet në 1.6 milion fuçi në ditë në muajin maj, në 2 milionë në qershor dhe në gati 3 milionë nga korriku e tutje, nëse zgjerohen sanksionet ose nëse bllokohen blerjet e naftës nga Rusia. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori