IDSCS ka realizuar ushtrim simulues për përmbytjet në Komunën e Kavadarit

Instituti për Demokraci në bashkëpunim me Komunën e Kavadarit, më 17 mars 2022, ka realizuar ushtrim për simulimin për rrezikun nga përmbytjet. Gjatë ushtrimit është simuluar një përmbytje hipotetike pas reshjeve të dendura të shiut të shoqëruar me stuhi, rritje të nivelit të ujit të lumenjve Crna Reka dhe Lluda Mara dhe shkarkimin/derdhjen e kontrolluar të ujit nga rezervuarët e “Liqenit të Tikveshit” dhe “Liqenit Moklishko – Qytetit”, shoqëruar nga shkrirja e borës në malet e zonës së tyre ujëmbledhëse.
Përfaqësues të komunës, së bashku me njësitë rajonale të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendrën e Shëndetit Publik, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Shërbimin Zjarrfikës, ndërmarrjet publike Komunalec dhe Pyjet Kombëtare si dhe përfaqësues nga Komuna e Kavadarit, drejtpërdrejt morën pjesë dhe morën vendime në përputhje me kompetencat e tyre, duke marrë parasysh kapacitetet, burimet, mundësitë dhe aftësitë e tyre aktuale.
Skenari i ushtrimit, mbuloi një periudhë prej përafërsisht shtatë ditë para dhe gjatë reshjeve të dendura dhe shkrirjes së borës, deri në tridhjetë ditë pas ndërprerjes së reshjeve dhe uljes së nivelit të ujit në shtretërit e lumenjve dhe liqeneve akumuluese.
Fjalime përshëndetëse kishin Marko Troshanovski Kryetar i Institutit për Demokraci, Mitko Jançev Kryetari i Komunës së Kavadarit dhe Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Galloway.
Troshanovski theksoi se përmes projektit “Përmirësimi i kapaciteteve për menaxhim me kriza të komunave” komunat zhvillojnë plane dhe procedura strategjike dhe plan veprime që do tu ndihmojnë në parandalimin dhe përgatitjen kur do të ndodhin aksidente, në mënyrë që të zvogëlohet dëmi për komunën, shtetin dhe qytetarët.
“Simulimet e masave nga planet për përballimin e lloje të ndryshme të katastrofave janë shumë të rëndësishme sepse nuk paraqesin vetëm ushtrim të procedurave që kemi miratuar, por edhe procese të të mësuarit dhe përmirësimit sepse përmes simulimit shohim disa lëshime të cilat në pjesën teorike më parë, nuk mund t’i shihnim gjithmonë në mënyrë të përsosur”, tha Trosanovski.
Jançev theksoi se qëllimi i ushtrimit simulues është që praktikisht të përcaktohet lokacioni, metodat e vendimmarrjes, niveli i koordinimit, niveli i kapaciteteve materiale dhe sfidat praktike të komunës sonë, gjatë menaxhimit të rreziqeve nga aksidente dhe katastrofa.
“Jam i bindur se projekte të tilla janë të një rëndësie të madhe për çdo qytet, çdo komunë ndërsa planet strategjike janë baza më e mirë për sigurinë e tyre në përballimin e çdo situate të pafavorshme”, tha Jançev.
Ambasadorja Galloway beson se ushtrime të tilla ndihmojnë për të identifikuar pikat e forta, por edhe sfidat me të cilat mund të përballemi, por gjithashtu na ndihmojnë të mësojmë se si mund të përmirësojmë reagimin tonë ndaj krizave në nivel individual dhe kolektiv.
“Koordinimi efektiv ndërmjet autoriteteve kombëtare dhe lokale është thelbësor për këtë proces. Rezistenca dhe gatishmëria lokale janë thelbësore për mbrojtjen e njerëzve kur ndodhin kriza, por ato janë gjithashtu të rëndësishme për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e ardhshme të jetës së komunitetit”, tha Galloway.
Ushtrimi ndihmoi gjithashtu të zbulohen mangësitë e fshehura në sistem dhe të gjenden mënyra për tejkalimin e tyre. Ushtrimi zbuloi se mundësitë e shtabit për të diskutuar dhe kërkuar zgjidhje janë të kufizuara, ka një nivel të ndryshëm njohurish për temën dhe mungon trajnimi. Pjesëmarrësit në ushtrim, ranë dakord se ushtrimet janë një mënyrë e shkëlqyer për të forcuar kapacitetin e subjekteve për gatishmëri dhe përgjigje përmes diskutimit të hapur.
Ushtrimi simulues “Kavadar – Përmbytja 2022” u realizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i kapaciteteve për menaxhimin e krizave të komunave në Maqedoninë e Veriut” i cili financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup, ndërsa implementohet nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, në Shkup.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Në vjeshtë pritet të fillojë së zbatuari plani i sigurisë në shkollat e Prishtinës

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Prizren, dyshimet e para flasin për vetëvrasje

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, por situata nuk është e qëndrueshme

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Krasniqi: Turistët po anulojnë vizitat në Kosovë, kanë frikë se është situata si në Ukrainë

Flet mjeku i 24-vjeçarit që mbyti nënën me qese në Përmet

TapRrap

Picamen/e

TapRrap

Beli Travel

AutoMita shpk

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium