LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet vatra e parë me gripin e shpezëve në qarkun e Elbasanit, groposen të gjitha pulat

Identifikohet vatra e parë me gripin e shpezëve në qarkun e Elbasanit, groposen të gjitha pulat

Shërbimi veterinar identifikoi një fermë me 180 pula të prekura nga gripi i shpendëve në bashkinë e Peqinit.

Kjo është vatra e parë në këtë qark dhe të gjitha pulat e fermës janë asgjësuar nga Shërbimi Veterinar.

Zona është dezinfektuar, por megjithatë Shërbimi veterinar bën thirrje për kujdes, njofton ATSH.


“Është shfaqur në bashkinë Peqin. Shërbimi veterinar pas identifikimit të fermës, ka asgjësuar 180 krerë pulash si dhe ka dezinfektuar vendin”, deklaroi në një prononcim në medie Fatmir Ozuni, përfaqësues i shërbimit veterinar në Elbasan.

Në mënyrë kategorike fermerët e kanë të ndaluar të nxjerrin shpendët në treg dhe në rast identifikimi merren masa.

“Nuk paraqet rrezikshmëri, por ju bëj thirrje fermerëve të jenë të kujdesshëm, të mos dalin në treg për të shitur shpendët e tyre”, theksoi ai.

Ndërkohë shpendët për tregtim lejohet të dërgohen në thertore të shoqëruara me certifikatën shëndetësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Politikë
Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Lajme
Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Lajme
Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

Drejtësi
Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Politikë
Kalo në kategori