Viti i ri ka nisur me viktima në shtetin turk.

Të paktën 35 persona kanë vdekur dhe 40 të lënduar pas sulmit terrorist në lokalin e natës ‘Reina’ në Stamboll.


Në mesin e viktimave ishte një polic, i cili punonte si sigurim pas orarit të punës, transmeton Telegrafi.

Tashmë është identifikuar edhe polici i vrarë pas sulmit dhe bëhet fjalë për 32-vjeçariin Burak Yildiz, i cili ishte personi i parë që kishte vrarë sulmuesi i veshur si Babadimër.

Ndryshe, raportohet se edhe disa persona kanë kërcyer në lumin e Bosforit. /Telegrafi/

polici 1