LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në rrugën lokale Strimnicë – Zhelinë

Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në rrugën lokale Strimnicë – Zhelinë

Policia ka identifikuar trupin e pajetë të një burri të gjetur pranë rrugës lokale Strimnicë – Zhelinë si B.I. (30) nga fshati Luboten i Shkupit, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Me urdhër të prokurorit publik është bërë obduksioni, ndërsa sipas infprmatave identifikimi ka qenë i rënduar për shkak se personi me vete nuk ka pasur asnjë dokument identifikimi ndërsa trupi ka qenë në fazë të avancuar të shpërbërjes.


Gjendet një trup i pajetë në Tetovë
Lexo po ashtu Gjendet një trup i pajetë në Tetovë

Policia informon se tashmë i ndjeri me 14 nëntor nga ana e vëllait të tij është paraqitur si i zhdukur pasi një ditë më parë ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ndërsa policia tani po hulumton se si i ndjeri ka ardhur në vendin ku edhe është gjetur trupi i tij./Telegrafi/