Yanis Varoufakis
Evropa është në mëshirë të një monedhe të përbashkët që jo vetëm ishte e panevojshme për integrimin evropian, por në fakt po pengon Bashkimin Evropian. Pra, çfarë duhet të bëhet me një monedhë pa një shtet që e mbështet – apo për 19 shtete evropiane pa një monedhë që mund ta kontrollojnë? Përgjigjja logjike është ose shkrirja e euros dhe ose dhënia e shtetit federal për të cilën ajo ka nevojë. Problemi është se zgjidhja e parë do të jetë shumë e kushtueshme, ndërsa e dyta nuk është e mundshme në një klimë politike që favorizon rinacionalizimin e sovranitetit.
Ata që bien dakord se kostoja e zhbërjes së euros është shumë e lartë për t’u parashikuar po detyrohen të futen në hamendjen që është tani shumë e vagullt, veçanërisht pas zgjedhjes së Emmanuel Macronit si president francez. Ideja e tyre është se, në një farë mënyre, pa mjete specifike, Evropa do të gjejë një mënyrë drejt federalizimit. “Thjesht prisni,” duket se thotë motoja e tyre.
Ideja e Macronit është të kalojë përtej optimizmit, duke marrë konsensusin gjerman për ta kthyer eurozonën në një entitet të ngjashëm me shtetin – federativ. Në këmbim të kthimit të tregjeve franceze të punës në më gjermane, si dhe në frenimin e deficitit buxhetor të Francës, Gjermanisë i duhet të pranojë në parim një buxhet të përbashkët, një ministri të përbashkët finance dhe një parlament eurozone për të ofruar legjitimitet demokratik.
Për ta bërë këtë të pranueshme nga qeveria e Gjermanisë, buxheti i përbashkët i sugjeruar është i vogël (rreth një për qind e të ardhurave agregate të eurozonës) dhe do të financojë vetëm strukturat bazë që përmban një federatë, si një depozitë të përbashkët sigurimi për t’i dhënë përmbajtje (të ashtuquajturit) bashkimi bankar të Evropës dhe një pjesë të përfitimeve të papunësisë. Plani gjithashtu parashikon obligacione të përbashkëta, eurobonde, që do të mbulojnë një pjesë të borxhit të ri dhe do të ndalojnë kategorikisht ndarjen e borxhit të trashëguar të shteteve anëtare.
Macroni e di që një federalizim i tillë do të jetë makroekonomikisht i parëndësishëm, marrë parasysh masën e borxhit, bankës, investimit dhe krizës së varfërisë të përhapur kudo në eurozonë. Por, në shpirt të gradualizmit tradicional të BE-së, ai mendon se një lëvizje e tillë do të ishte politikisht e rëndësishme dhe një hap vendimtar drejt një federalizimi kuptimplotë.
“Sapo gjermanët ta pranojnë parimin, ekonomia do t’i detyrojë ata të pranojnë lëvizjet e nevojshme,” kështu ma tha një zyrtar francez së fundmi.
Një optimizëm i tillë mund të duket i justifikuar përballë propozimeve të kësaj linje bërë në të shkuarën nga Wolfgang Schauble, ministri gjerman i Financave. Por, ka dy arsye të fuqishme për të qenë skeptik. Së pari, kancelarja Angela Merkel dhe Schauble nuk lindën dje. Nëse njerëzit e Macronit imagjinojnë një federalizim si një piketë për një integrim të plotë politik, po të njëjtën gjë do të bëjnë dhe Merkel, Schauble dhe demokratët e lirë të rilindur (të cilët me gjasa do t’i bashkohen një koalicioni qeveritar me kristian-demokratët e Merkelit pas zgjedhjeve federale të shtatorit). Dhe, ata do të refuzojnë me mirësjellje, por me vendosmëri bisedimet franceze. Së dyti, në gjasën e pamundur që Gjermania t’i japi “OK” federalizimit, çdo ndryshim i funksionimit të Eurozonës padyshim do të gllabëronte pjesë të mëdha të kapitalit të reformatorëve politikë. Nëse nuk prodhon rezultate ekonomike dhe sociale që përmirësojnë, në vend të anulimit, shanset e një federalizimi të duhur, siç dyshoj që nuk do ta bëjë, një kundërshtim politik do të lindte duke i dhënë fund çdo perspektive të një federate më të qëndrueshme në të ardhmen. Në këtë rast, zhbërja e euros do të bëhej e pashmangshme, do të kushtonte më tepër dhe do ta linte Evropën edhe më të përçarë.
Nëse kam të drejtë se gradualizimi i Macronit dhe federatës së tij do të ofrojë një dështim të paralajmëruar, cila është alternativa? Përgjigjja ime është direkte: rivendosje të institucioneve ekzistuese evropiane për të stimuluar një federatë funksionuese në katë shtyllat ku po evoluon kriza e euros: borxhi publik, bankat, investimi dhe deprivimi social.
Sapo këto katër nënkriza të jenë stabilizuar, shpresa do të kthehet dhe ideja e Evropës do të rehabilitohet. Pastaj – dhe vetëm pastaj – duhet të përfshihemi në një proces të asamblesë kushtetuese që përfshin çdo axhendë të ndërtimit të një federate të plotë demokratike.
Por, si mund të stimulojmë një federatë të rëndësishme makroekonomikisht – dhe makro-socialogjikisht – nën traktatet dhe institucionet ekzistuese?
Imagjinoni një konferencë për shtyp ku janë presidentët e Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane BQE, dhe Bankës Evropiane të Investimit, BEI. Ata lëshojnë një deklaratë të përbashkët ku lansojnë – që të nesërmen në mëngjes – katër iniciativa të reja që nuk kërkojnë ndryshim traktati apo institucione të reja.
Së pari, BEI do të përfshihet në një program rikuperimit të shkallës së gjerë përmes investimit të gjelbër për të akorduan pesë për qind të të ardhurave të eurozonës, financuar plotësisht nga bondet e BEI-së, që BQE do t’i blejë në një treg të dytë, nëse do të jetë e nevojshme, për t’i mbajtur rendimentet e tyre shumë poshtë. Së dyti, BQE do të shërbejë (pa blerë) pjesë të obligacioneve të maturuara sovrane të eurozonës, duke lëshuar bondet e veta të BQE. Këto bonde shlyen nga shtetet anëtare borxhet e të cilave janë shlyer pjesërisht nga BQE në normat të ulëta që BQE mund të siguronte. Së treti, bankat në faliment duhet të de-nacionalizohen. Bazuar në një marrëveshje informale ndërqeveritare, supervizori bankar i BQE do të caktojë një bord të ri drejtorësh dhe çdo rikapitalizim do të financohet drejt nga Mekanizmi Evropian i Stabilitetit. Në këmbim, Mekanizmi do të mbajë aksionet e bankave, për t’i shitur ato pas te sektori privat në një datë të ardhshme. Së katërti, të gjitha përfitimet nga blerjet e obligacioneve të BQE, bashkë me çdo përfitim nga sistemi llogaritës “Target”, do të financojnë një program ushqimor të shtrirë në të gjithë eurozonën, i stilit amerikan që ofron ushqime bazë për familjet evropiane nën nivelin e varfërisë.
Vini re si konferenca për shtyp e dikujt mjafton për t’i lajmëruar botës se eurozona do të stimulojë një federalizim politik që përdor institucionet ekzistuese për të ristrukturuar borxhin publik (pa asnjë shkurtim), për të krijuar një union bankar të nevojshëm, për të nxitur investim agregat dhe për të lehtësuar varfërinë në shkallë kontinenti. Vini re gjithashtu se ky federalizim i stimuluar mund të sillet të nesërmen në mëngjes, pa hedhur poshtë traktatet ekzistuese të BE-së.
Kriza e euros rezultoi nga ideja e gabuar se një bashkim monetar do të evoluonte në një bashkim politik. Sot, një ide e gabuar gradualiste kërcënon Evropën: besimi se një federalizim do të evoluojë në një federatë demokratike. Sado paradoksale që mund të tingëllojë, lajmërimi i një federate të stimuluar sot mund të jetë shansi i fundit për të shpëtuar ëndrrën e një Bashkimi Evropian siç duhet. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Izraelit kryen gjenocid në Gazë dhe duhet të japin llogari për këtë
Demokracia e Koresë së Jugut ishte pranë përmbysjes nga presidenti populist, por u shpëtua nga populli
Trumpi po poshtëron armiqtë e tij të “zgjimit” – dhe është kënaqësi ta shohësh
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet - kërkon sensacionin evropian
LIVE: Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, befasi të njëpasnjëshme për banorët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova