Zlatan Ibrahimovic ka thënë se nuk ka Kampionat Botëror për ta duke i dërguar fjalë kombëtares suedeze.

Ibrahimovic është larguar nga futbolli me kombëtaret, por fitorja e Suedisë ndaj Italisë në play-off ka bërë që ai të ndryshojë mendje.


Ish lojtari i  Juventus, Inter dhe Milan, ka thënë de do të jetë në botëror.

“Do të shkoj në Kampionatin Botëror, po” ka deklaruar Ibrahimovic në emisionin e Jimmy Kimmel.

GettyImages 542160146 Ibrahimovic . (Photo by Lars Baron/Getty Images)

“Sapo thash që do të shkoj në Kampionatin Botëror. Nëse them më shumë, njerëzit do të më varin që kështu duhet të jem i kujdesshëm për atë që them”.

“Kampionati Botëror pa mua nuk është Kampionat Botëror”.

Sulmuesi 36 vjeçar sapo ka kaluar në SHBA te Los Angelos. /Telegrafi/   

telegrafi sport app