Zlatan Ibrahimovic nuk ka arritur të tregojë formë të lartë me Manchester Unitedin.

Sulmuesi suedez ka disa ndeshje që nuk ka arritur të shënoi gola me fanellën e ‘Djajve të Kuq’.


Por trajneri portugez, Jose Mourinho është i kënaqur me lojën e sulmuesit suedez.

“Ibrahimovic është duke luajtur shumë mirë për ekipin. Ai po krijon shumë raste edhe pse po humb gola duke shpërdorur raste”.

“Ndaj Chelseat, Stoke Cityt e Burnleyt, Ibrahimovic krijoi shumë raste por që nuk arriti të shënoi. Unë jam i kënaqur me lojën e tij për ekipin”, ka deklaruar Mourinho.

United do të përballet nesër me Swansean në kuadër të Ligës Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app