Ibrahimovic në shtetin turk, do ta operojë hundën

Zlatan Ibrahimovic do të pësojë edhe një ndërhyrje kirurgjike.
Sulmuesi i Manchester United është nisur për në shtetin turk, ku do ta operojë hundën.
Lojtari u rikthye në ndeshjen ndaj Watfordit, por suedezi u nis ditën e sotme drejt Stambollit për një ndërhyrje kozmetike.
E përditshmja turke “Fanatic” pohon se suedezi ka një problem në hundë dhe do të operohet prej mjekut që e operoi mikun e tij, Erkan Zengin.
Theksojmë se suedezi ka bërë tre paraqitje këtë sezon duke sfiduar Romelu Lukakun për një vend në formacion.
Ndryshe, lojtari nuk dihet nëse do të marrë pjesë në botërorin me kombëtaret pasi që kohë më parë ishte pensionuar prej Suedisë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































