Ibrahimovic mbetet ai i njëjti, shënon një gol të çmendur në stil të Van Basten dhe një tjetër maestral nga gjuajtja e lirë

Zlatan Ibrahimovic ka ndërruar kampionat por ka mbetur ai i njëjti që shënon gola spektakolar.
Los Angeles Galaxy ka qenë mysafire e San Jose Earthquakes ku kanë barazuar me rezultat 3-3.
Ibrahimovic ka shkëlqyer në këtë takim me dy super gola të shënuar.
Ishte vetëm minuta e parë e ndeshjes, kur suedezi shënoi një gol spektakolar në stilin e legjendarit holandez Marco Van Basten.
Vendasit barazuan në minutën e 15-të nëpërmjet Wondolowski.
Por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi LA Galaxy shënuan një tjetër gol të çmendur me anë të Alessandrinit.
Në minutën e 25-të, Galaxy dyfishoi epërsinë pasi përsëri doli në skenë Zlatan Ibrahimovic.
36-vjeçari mori përsipër një goditje të lirë dhe nga një distancë rreth 30 metra shënoi për 1-3.
Dy golat e Ibrahimovicit janë vlerësuar shumë nga tifozët e futbollit, megjithatë skuadra e tij nuk arriti më shumë se një barazim 3-3.
Galaxy pas 16 ndeshjeve në MLS mbetet në pozitën e tetë me 21 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Zlatan Ibrahimovic ka arritur në koutën e nëntë golave në kampionat. /Telegrafi/






















































