Fansat e Manchester Unitedit mund të ndjehen të gëzuar pasi që Zlatan Ibrahimovic ka filluar të ecë dhe të luajë edhe me topin. 

Sulmuesi 35 vjeçar kishte lënduar ligamentin krucial në gjurin e majtë në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Anderlecht në prill.


Pas operimit të bërë në muajin e shkuar, sulmuesi suedez e ka filluar fazën e rehabilitimit.

Ai ka marr një top dhe luajtur paska më të, për të treguar se do të kthehet përsëri në fushat e futbollit.

zlatan 3 Zlatan qëndron në këmbë pa ndihmë

Lojtarit i duhen edhe gjashtë muaj që të jetë në gjendje të luajë dhe me gjasë do të humbe fillimin e sezonit të vitit 2017.

Ai është afër që të arrijë një marrëveshje me klubin e United për vazhdimin e kontratës. /Telegrafi/

telegrafi sport app