LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi kërkon sqarime nga Këshilli Prokurorial për deklaratat e kryeprokurorit Beka

Ibrahimi kërkon sqarime nga Këshilli Prokurorial për deklaratat e kryeprokurorit Beka

Deklaratat e dhëna nga kryeprokurori i Prishtinës Imer Beka në një emision televiziv lidhur me përgjimet dhe vendimin e Gjykatës për të refuzuar kërkesën për masë të përkohshme janë arsyeja që kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës i është drejtuar me një letër sqaruese Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Hamdi Ibrahimi e konfirmon se i ka dërguar një shkresë Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me deklaratat e kryeprokurorit Beka.


“Unë vetëm kam kërkuar sqarime nga Këshilli Prokurorial i Kosovës  lidhur me një deklaratë  të dhënë ku është etiketuar Gjykata Themelore e Prishtinës”, tha Ibrahimi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, për KALLXO.com ka thënë se nuk është i informuar lidhur me çështjen por ka shtuar se si duket kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës “nuk ka punë tjetër për t’u marrë”.

Kryeprokurori Imer Beka pritet të denoncohet për ndërhyrje në rastin “Grabovci”
Lexo po ashtu Kryeprokurori Imer Beka pritet të denoncohet për ndërhyrje në rastin “Grabovci”

Në anë tjetër, në Këshillin Prokurorial të Kosovës, më saktësisht kryesuesi i këtij këshilli, Blerim Isufaj, i kontaktuar nga KALLXO.com nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë shkresë, duke thënë se këto janë çështje disiplinore.

Lidhur me çështjen portali ka kontaktuar edhe me prokurorin disiplinor Zef Prendrecaj, i cili ka thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë shkresë lidhur me këtë rast. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori