Ibra luajti vetëm 45 minuta, por shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër (Video)

Golin e parë në ndeshje e shënoi sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic, i cili dalëngadalë ka filluar ta kthejë formën e tij.
33-vjeçari ishte i përfshirë edhe në ndërtimin e aksionit, ndërsa realizoi me kokë pas harkimit të Zengin (11’).
Ibra asistoi në golin e dytë të përfaqësueses së tij, të cilin e shënoi Marcus Berg (21’).
Një gol për iranianët e realizoi Javad Nekounam nga penaltia (24’), derisa golin e tretë për suedezët e shënoi Ola Toivonen (89’). /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
31/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































