LAJMI I FUNDIT:

Ibishi: Radojçiq vazhdon të jetë prezent rreth komunave të veriut të Kosovës

Ibishi: Radojçiq vazhdon të jetë prezent rreth komunave të veriut të Kosovës

Eksperti i sigurisë, Nuredin ibishi, ka deklaruar se Milan Radojçiq i cili po kërkohet nga INTERPOL-i, vazhdon të jetë prezent rreth komunave të veriut të Kosovës.

Ibishi ka thënë se përmes takimit të ambasadorit të Serbisë në SHBA-, Marko Gjuriq dhe Radoiçiqit po konfirmohet mundësia për një luftë të vazhdueshme hibride të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.


“Ai është akoma në lëvizje në Rashkë dhe vendet përreth deri në Kralevë, në pjesën në kufi me katër komunat ose dy komunat në veri të Kosovës dhe ka grupe të armatosura që po i frekuenton… përmes këtij takimi vetëm se konfirmohet ndërlidhja dhe mundësia për një luftë të vazhdueshme hibride të Vuçiqit, por edhe të kryeministrit në ardhje, Gjuriqit”, tha Ibishi në një linjë direkte në RTV Dukagjini.

Sipas ekspertit të sigurisë, Radoiçiq është akoma një prej faktorëve determinues të politikës serbe.

“Kjo tregon se politika serbe është i kriminalizuar deri në atë masë sa mori kritika gjithandej edhe nga SHBA-të… kjo tregon se deri në çfarë mase ka shkuar e gjithë kjo çështje, edhe pse ai ka thënë se është tërhequr nga Lista Serbe, nga politika, por kjo tregon se ai është akoma një prej faktorëve determinues të politikës… ata i kanë bërë një autogol vetit me gjithë këtë, duke rishfaqur lidhshmërinë me vetë aktin terrorist. Kjo rikonfirmon se kontaktet kanë qenë të rregullta në kohën e para aktit terrorist. Ata e kanë injoruar që nga fillimi fletarrestin për Radojqiqin, ata kanë thënë se do të gjykohet sipas ligjeve në Serbi, nuk do të ekstradohet, e injorojnë atë çfarë është kërkuar nga drejtësia kosovare. Në fazën vazhduese ku do të shpallen edhe 18 fletarreste do të pritet reagimi i mëtejme i faktorit ndërkombëtar”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori