LAJMI I FUNDIT:

​Ibishi: Policia e stërngarkuar, nëse masat zgjasin do të ketë vështirësi në menaxhim të situatës

​Ibishi: Policia e stërngarkuar, nëse masat zgjasin do të ketë vështirësi në menaxhim të situatës
Nuredin Ibishi, analist i sigurisë

Njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, vlerëson se Policia e Kosovës është e stërngarkuar me punë gjatë kësaj kohe kur po zbaton vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë që kufizojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve.

Sipas tij, nëse masat e ndërmarra nga MSh-ja do të zgjasin edhe pas 4 majit, deri kur është paraparë që këto masa të vlejnë, do të ketë vështirësi në menaxhimin e punëve.


“Në aspektin e gjerë të sigurisë Policia e Kosovës është e stërngarkuar për arsye se ajo është kompetente t’i zbatojë në aspektin e lëvizjes apo kufizimin e lëvizjes së lirë dhe kjo është një ngarkesë shtesë për Policinë, realisht me vështirësi menaxhohen nëse kjo periudhë do të zgjatë më shumë. Ashtu siç është paraparë me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë këto masa do të jenë deri më 4 maj, po unë mendoj që deri më 4 maj janë të mundshme, mirëpo nëse varet krejt prej trendit se a do të është në rritje apo eventualisht në ulje, pra ky trendi i të infektuarve me mundësi që të zgjerohet edhe në komuna të tjera”, tha ai.

Ibishi deklaroi se Ushtria e Kosovës në bazë të vendimit të Qeverisë ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mund të angazhohet vetëm në nivel lokal.

“FSK-ja kështu në bazë të vendimit të Qeverisë e ka ngritur shkallën e gatishmërisë mundet normal me u angazhua nivel loakal, jo në kuptim të asaj sikur të ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Mirëpo, duke referuar ligjeve që ka të bëjë me parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe ligjit për shëndetësi. Mirëpo, vetëm në aspektin lokal jo në kuptimin e tërësishëm dhe ajo normal mbështet të gjithë këtë angazhim sidomos në aspektin e sigurisë, sidomos ku ka të bëjë me çështje edhe si bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po edhe në raste pse jo edhe me KFOR-in”, tha ai për KosovaPress.

Ai ka folur edhe për gjendjen në komunat veriore që janë në karantinë, derisa theksoi se masat e sigurisë në veri të vendit janë të kënaqshme dhe gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile.

“Diçka pozitive është ajo çka po i referohemi ministrit të Shëndetësisë z.Vitia që vet shpallja e gjendjes së emergjencë ose karantinë dy komunat në veri, pra është bërë me sugjerim të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo është pozitive. Mirëpo, mirë është të vazhdojnë kontrollet fito-sanitare në kalimet kufitare dhe problematike mbetet çështja e zbatimit të masave tjera që realisht jo vetëm në aspektin shëndetësor. Mirëpo, edhe funksionimin e shtabeve të krizës në pjesën veriore dhe si ato të bëhen më funksionale në kuptim të marrjes së masave konform masave të shtabit qendror të krizave po edhe MSH dhe IKSHPK-së. Mendoj që do të jetë më e nevojshme apo më insistuese të jetë MSH me prezencë të ekipeve mobile atje dhe Policia e Kosovës të zbatojnë masat siç janë të parapara në disa Komuna të Kosovës”, tha ai.

Në Kosovë janë 387 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 9 persona. Si masa parandaluese të përhapjes së kësaj pandemie Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të kufizohet lëvizja e qytetarëve, të cilët mund të dalin një herë gjatë ditës për 1 orë e gjysmë. Këto masa kanë hyrë sot në fuqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori