Madje në këtë të fundit dalin të jenë shqetësuese njohjet për vendin që për 100 ditë nuk u arrit asnjë njohje.

IAS ka parashikuar edhe sfidat të cilat e presin këtë qeveri. Ata mendojnë se transformimi i FSK-së në ushtri, votimi i Gjykatës Speciale, projektligji për Trepçën dhe kthimi i qytetarëve që lëshuan Kosovën në muajt e fundit, janë puna më e madhe që e pret këtë qeveri.


Zvogëlimi i shpenzimeve qeveritare, ulja e TVSh-së për mallra dhe produkte esenciale dhe falja e borxheve publike janë tri të arriturat që sipas IAS-it janë bërë gjatë 100 ditëve të qeverisjes së Isa Mustafës.

Ky hulumtim është realizuar në formë të bashkëbisedave me profesorë universitarë, njëkohësisht njohës të çështjeve politike, veçse, në prezantimin e sotëm të këtij hulumtimi, ata nuk dhanë asnjë emër të profesorëve që qenë të përfshirë në këtë hulumtim.

Prezantimin e këtij hulumtimi e ka bërë Arian Janova dhe Tahir Bungu, të dy punonjës në këtë institut.

Sipas tyre sfidat e kryeministrit Mustafa filluan me mos koordinimin e tij me anëtarët e partisë që ai drejton.

“Njëra ndër sfidat e qeverisë Mustafa qysh në start ishte mos votimi nga partia e tij, dhe mos koordinimi me grupin e tij parlamentar. Sfida e dytë që ka dalë është mos harmonizimi i plan programit qeveritar dhe pothuajse për dy muaj ne nuk kemi pasë një plan program qeveritar. Sfidë tjetër e qeverisë Isa Mustafa për, 100 ditë, ishte migrimi masiv i qytetarëve të vendit. Kriza institucionale, ekonomia e dobët, shkalla e papunësisë, shkaktojë humbjen e shpresës së qytetarëve të cilët filluan të largohen nga vendi drejtë shteteve perëndimore për një të ardhme më të mirë. Qeveria Mustafa në këtë situatë ishte vetëm spektatore duke mos e ndërmarrë asnjë veprim në parandalimin e një çështje të tillë”, tha ai.

Si sfidë të madhe ata kishin renditur edhe listën serbe, përkatësisht protestat e qytetarëve të Kosovës kundër ministrit Jabllanoviq, të cilat rezultuan me shkarkimin e këtij të fundit.

Moment kritik për qeverinë, sipas këtij hulumtimi del të jetë edhe projektligji për Trepçën.

“Projektligji për Trepçën ishte moment kritik për qeverinë Mustafa. Ku pas presionit nga Beogradi dhe Brukseli, kjo qeveri hoqi dorë nga ligji. Një vlerësim i ngutur dhe dalë para mediave dhe qytetarëve. Në këtë projektligj ende pa bërë një analizë të qartë për hollësitë se sa ishte një gabim tek kjo qeveri”, tha ai.

Tahir Bungu, përfaqësues i këtij instituti, flet për të nxjerrat që kanë bërë nga ky hulumtim, lidhur me atë se çfarë e pret qeverinë e Isa Mustafës në ditët në vijim.

“Kemi nxjerrë disa konkluzione se çka e pret qeverinë Mustafa në 100 ditshin e dytë, ose në ditët në vazhdim të qeverisë Mustafa. Si pikat që i kemi evidentu janë, transformimi i FSK-së në FAK, do thotë a do të votohet nga lista serbe apo jo, derisa ende nuk ka vendosë lista serbe se a do të kthehet në kuvend apo jo. Votimi i Gjykatës Speciale dhe projektligji për Trepçën. Po ashtu një ndër pikat që ka kontradiktë mes ministrit të Integrimeve Europiane dhe kryeministrit Mustafa është edhe liberalizmi i vizave, njëri thotë se do të realizohet këtë vit, e tjetrit nuk parasheh një datë të saktë se kur do të ndodhë kjo”, tha ai.

Ata folën edhe për të arriturat e kësaj qeverie gjatë këtij 100 ditëshi.

“Tre të arriturat që ne i kemi paraparë si institut në bazë të bashkëbisedimeve me profesorë universitarë, janë zvogëlimi i shpenzimeve qeveritare, duke përfshirë këtu mos blerjen e veturave dhe disa shpenzime të vogla me pajisje elektronike. Si arritje e qeverisë Mustafa ne e kemi paparë edhe uljen e TVSh-së, për shpenzime esenciale, për produkte bazike të shportës së konsumatorit dhe qytetarëve të Kosovës. Po ashtu si të arritur të tretë e kemi parë iniciativën e qeverisë për falje të borxheve publiket mbledhura deri në vitin 2008. Se a do të bëhet kjo falje e borxheve në mënyrë të merituar, se a do të ketë ndikime nga jashtë apo jo, kjo do të varet prej 100 ditëshit të ardhshëm të qeverisë”, tha ai.

Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale do të vazhdojë të përcjellë punën e qeverisë edhe në ditët në vazhdim.

Ata thonë, se në ditët që do të pasojnë, do të organizojnë një tryezë të përbashkët me profesorët të cilët qenë të përfshirë në analizën e bërë për 100 ditshin e qeverisë në krye me Isa Mustafën./KP/