LAJMI I FUNDIT:

Ia ngacmojnë djalin për shkak të pamjes – familja e Quaden i dhuron paratë e Disneyland për bamirësi

Ia ngacmojnë djalin për shkak të pamjes – familja e Quaden i dhuron paratë e Disneyland për bamirësi

Familja e Quaden Bayles ka vendosur që paratë e grumbulluara për udhëtimin në Disneyland, t’i dhurojë për bamirësi.

Këto para që fillimisht janë mbledhur për djaloshin, kanë qenë të destinuara që të shpenzohen për udhëtimin e tij në Disneyland, Florida, por që familja ka vendosur t’i jep ato për bamirësi, transmeton Telegrafi.


Aktori amerikan Brad Williams që vuan nga i njëjti çrregullim, formoi fondin GoFundMe, që të mblidhte para për 9-vjeçarin.

Reagimi i tij kishte ardhur pasi pa gjendjen në të cilën ishte vendosur djaloshi, pasi qante që ishte ngacmuar për pamjen e tij.

I riu australian të dëgjohet duke thënë në video “Dua të vdes, më jep një thikë të vras vetën”.

E afërmja e tij, Mundarana Bayles, ka thënë se megjithëse familja do të kishte dashur shumë të shkonte në Florida, ata kanë vendosur t’i dhurojnë paratë për dy organizata që merren me trajtimin e personave të çrregullimeve të ngjashme.

“Cili fëmijë nuk do të donte të shkonte në Disneyland, veçanërisht nëse ai fëmijë është Quaden”, ka thënë e afërmja e 9-vjeçarit.

“Por motra ime tha, le të kthehemi te problemet e mëdha, sa vetëvrasje nga njerëzit me ngjyrë dhe të bardhë kanë ndodhur në shoqërinë tonë për shkak të ngacmimit”.

“Ne duam që paratë të shkojnë për organizatat e komuniteteve që me të vërtet iu duhen. Kështu që aq sa duam të shkojmë në Disneyland, mendoj se komuniteti ynë do të përfitonte më shumë nga kjo”, ka thënë ajo ndër tjerash. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet

Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet

Afrika
Një tjetër zjarr i madh në Rusi – digjet fabrika që prodhon jelekë antiplumb dhe helmeta për ushtrinë

Një tjetër zjarr i madh në Rusi – digjet fabrika që prodhon jelekë antiplumb dhe helmeta për ushtrinë

Evropa
Hamasi publikoi një video të luftimeve nga veriu i Gazës - shkatërrohen një numër i madh tankesh izraelite

Hamasi publikoi një video të luftimeve nga veriu i Gazës - shkatërrohen një numër i madh tankesh izraelite

Azia
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Evropa
Shkolla kërcënohet me mbyllje për mungesë nxënësish në një qytet në Francë: Për ta parandaluar, prindërit regjistrojnë si nxënës katër dele

Shkolla kërcënohet me mbyllje për mungesë nxënësish në një qytet në Francë: Për ta parandaluar, prindërit regjistrojnë si nxënës katër dele

Evropa
Kalo në kategori