LAJMI I FUNDIT:

​I quajti patericë e VV-së, Peci i kundërpërgjigjet Isa Mustafës: Lista “Guxo”, ta siguroi pensionimin politik

​I quajti patericë e VV-së, Peci i kundërpërgjigjet Isa Mustafës: Lista “Guxo”, ta siguroi pensionimin politik
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, nga radhët e listës së Vjosa Osmanit, ka reaguar ndaj deklarimeve të ish-kreut të LDK-së Isa Mustafës se Lista Guxo është shndërruar në patericë të partisë së Albin Kurtit.

Mustafa tha se zgjedhjet lokale u zhvilluan në një ambient shumë më normal krahasuar me ato nacionale të 14 shkurtit në të cilat u promovua një histeri që ngjante me ato fashiste, jo vetëm nga VV dhe paterica e saj ‘Guxo’ por edhe nga disa media.

Sipas tij, VV në zgjedhjet e ardhshme mund të mbetet partia e katërt, ndërsa Lista ‘Guxo’ askund.


Në reagimin e tij në Facebook, ministri Peci ka thënë se Lista ‘Guxo’ nuk është patericë e askujt pasi që ka siguruar vota të mjaftueshme në zgjedhje për ta dëshmuar veten si subjekt i fuqishëm politik.

“I nderuar pensionist Mustafa, në moshën tënde, njerëzit reflektojnë për rrugën në të cilën kanë ecur. Me moshën që ke nuk të falet të japësh mendime axhamish. Me performancën tënde, partinë që i ke pri e ke sjellë pothuajse në skaj të ekzistencës, duke e vu gjithnjë në dispozicion të PDK-së, kurdo që ajo ka pas nevojë. Madje nuk je skuqë, as kur ky subjekt, LDK-në ku ti je i vonshëm ta ka trajtuar si varëse çelësash. Pra, me fjalë të tjera ti je aksionar i shkatërrimit të partisë më të vjetër në vend”.

“Rrjedhimisht, çfarë leksione po mbanë dhe kujt?! Të lutem, rri në qetësinë e moshës, sepse nëse ti s’ke pas guxim, ne kemi. Prandaj është pikërisht Lista “Guxo”, që ju siguroi pensionimin politik. Guxo ia dha Kosovës presidenten me legjitimitetin më të madh në historinë e pas pavarësisë. Zonja Osmani ka 300 mijë vota, i nderuar Mustafa, synim që ju s’e arritët as me më shumë se 30 vjet në skenën politike. Guximin tënd e shprehe duke qenë patericë e PDK-së, porse asnjëherë vetvetja”.

“I nderuar, mashtrimet, obstruksionet, pazaret e natës, janë tipare të kohës suaj. Ajo kohë i takon të kaluarës suaj të palavdishme”.

“Sot, është kohë tjetër. Ne guxojmë, s’jemi patericë, porse partner, ndaj përveç kreut të shtetit kemi hise edhe në ekzekutiv”.

“Pra, nëse ti nuk ke guxuar nga PDK-ja, ne guxojmë, nuk jemi të varur, e nuk jemi as patericë e askujt. Por, jemi guximtarët! Ne e bëjmë guximin dhe të ardhmen, juve pleqëri të qetë e pendim për stagnimin e vendit si pasojë e paguximit tuaj për t’u përballë me të keqen”, shkroi Peci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori