Sot në Ferizaj i është dhënë lamtumira e fundit Marigona Osmani, e cila u vra më 22 gusht, ndërsa sot është arrestuar edhe i dyshuari i dytë, bashkëshorti i saj, Dardan Krivaqa.
Në këtë ceremoni varrimi kanë marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe anëtarë tjerë të LVV-së.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se i gjithë vendi është i tronditur me vrasjen tragjike të 18 vjeçarës nga Ferizaj.
Ai ka shtuar se Marigona Osmani do të prehet e qetë vetëm atëherë kur do të vendoset drejtësi për rastin e saj.
“Jeta e një vajze të re 18 vjeçare është këputur nga një vrasje mizore. Para një orë e gjysmë i dyshuari për vrasjen që e tronditi mbarë Kosovën është arrestuar dhe tash duhet të ketë gjykim të drejtë dhe dënim të merituar. Kjo tregon se sa shumë punë kemi përpara që ta drejtojmë sistemin e drejtësisë. Në mënyrë që të veprojë pa vonesa të gjykojë drejtë dhe të ndëshkojë kriminelët dhe keqbërësit në përgjithësi”, ka deklaruar Kurti.
Para familjarëve dhe qytetarëve tjerë pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit të Marigonës, ka thënë se qeveria aktuale që nga fillimi i mandatit ka filluar iniciativën për infrastrukturë ligjore që të evitohen këto raste.
“Kemi bërë gati ligjin e ri për mbrojtje të viktimave dhe të mbrojtjes nga dhuna në familje, si dhe strategjinë e re kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti 1063 gra dhe vajza kanë lajmëruar për dhunë në familje.
Kjo tregon që është rritur besimi në institucione, por njëkohësisht që edhe përgjegjësia jonë institucionale duhet të jetë më e lartë se asnjëherë më parë. Unë e di që të gjithë ju e keni mërzinë dhe dhimbjen e pikëllimin e pashmangshëm, mirëpo njëkohësisht të pikëlluar dhe duke u mërzitur nuk do të mundemi asnjëri prej nesh ta kthejmë kohën mbrapsht dhe ta ngjallim Marigonën.
Duhet t’i mbani kujtimet më të mira që me siguri i keni të panumërta dje të angazhohemi bashkë që rastet si vrasja mizore e Marigona Osmanit të mos e godasin kurrë më popullin tonë dhe familjen tuaj”.
Në emër të familjes, kushëriri Fetush Osmani ka kërkuar drejtësi për Marigonën.
“Sot ne e kemi një dhimbje, pikëllim shumë të madh. Por kjo prezencë e juaja e të gjithëve, duke filluar nga organet dhe krejt ju që jeni këtu, na i lehtësoni që këtë dhimbje të madhe ta ndajmë së bashku. Prandaj edhe një herë besoj në besim të plot që organet e Kosovës do ta qojnë drejtësinë deri në fund. Inshallah ose dashtë Zoti që kjo të jetë rasti i fundit dhe fjala përfundimtare e saj të jetë Stop. Sepse të rinjtë kanë nevojë të gëzojnë lirinë, të gëzojnë drejtësinë, kanë nevojë të gëzojnë lumturinë”, ka thënë ai.
Marigona Osmani është dërguar të dielën pa shenja jete në Emergjencën e Ferizajt. Atë e kishin dërguar bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Krivaqa ishte në arrati që nga e diela, ndërkohë që sot është arrestuar nga Policia e Kosovës. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?