LAJMI I FUNDIT:

Hyundai Santa Fe XL 2019 nuk do të jetë më i shtrenjtë se modeli i mëparshëm (Foto)

Hyundai Santa Fe XL 2019 nuk do të jetë më i shtrenjtë se modeli i mëparshëm (Foto)

Prodhuesi korean Hyundai, ka bërë disa ndryshime me emrin e kësaj makine, por çmimin e ka mbajtur të njëjtin

Deri më tani, Hyundai ka bërë disa ndryshime në modelin Santa Fe që arrin gjatë vitit që vjen, transmeton Telegrafi. Veçanti e kësaj makinë, është se vjen në dy madhësi. Derisa modeli më i madh quhet vetëm Santa Fe, ai që është më i vogël quhet Santa Fe Sport.

Sa i përkes modelit që arrin më 2019, është hequr prapashtesa Sport, ndërsa modeli me pesë ulëse quhet vetëm Santa Fe, teksa ai me shtatë ulëse është Santa Fe XL. Për fat të mirë, për të mos i bërë gjërat edhe më të hutuara, çmimin e ka mbajtur të njëjtë.


CarsDirect bën të ditur se Santa Fe, do ta ketë çmimin e njëjtë sikur paraardhësi që nisë prej 31,830 dollarë, pa përfshirë transportin që kushton 980 dollarë. Po që se dëshironi mundësinë e tërheqjes me të katër rrotat, atëherë duhet paguar edhe 1,750 dollarë.

Për versionin Santa Fe XL, çmimi fillestar është 40,530 dollarë pa përfshirë transportin dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, që kushtojnë njëjtë sikurse te Santa Fe e re. /Telegrafi/