LAJMI I FUNDIT:

Hyundai ndan pamje nga dizajni i furgonit të ri elektrik ST1

Hyundai ndan pamje nga dizajni i furgonit të ri elektrik ST1

Hyundai së fundmi ka zbuluar për herë të parë dizajnin e modelit të ri elektrik, furgonit ST1.

ST1 është një mjet plotësisht elektrik i cili mund të zgjerohet në varësi të qëllimit të përdorimit.


Pamjet e shpërndara nga prodhuesi i automjeteve na shpalosin detaje vetëm nga dizajni i jashtëm, pa specifika tjera teknike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ajo çfarë dihet është se ST1 është zhvilluar për t’u kujdesur për bizneset e vogla në Korenë e Jugut. Ai do të ofrohet si një furgon i rregullt ngarkesash, si furgon me frigorifer, dhe si furgon për pronarët që rinvojnë pajisjet që u nevojiten.

Marka thotë se ka zhvilluar ST1 me qëllimin për ta bërë më të lehtë ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave.

Bëhet e ditur se detajet e plota dhe çmimi i tij do të zbulohen në gjysmën e parë të vitit 2024.

Më pas, Hyundai synon ta shesë furgonin edhe në rajone tjera. /Telegrafi/