LAJMI I FUNDIT:

Hysni Gucati zgjedhet kryetar i veteranëve

Hysni Gucati zgjedhet kryetar i veteranëve

Hysni Gucati është zgjedhur kryetarë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kandidatë për këtë pozita kanë qenë edhe Smail Elezaj, Fatmir Mehmeti dhe Muharrem Xhemaili.

Ndryshe, në Kuvendin e IV-të zgjedhor të Organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, u kërkua që të fillohet me përgatitjen e Ligjit të UÇK-së, përmes të cilit çdokush që flet kundër UÇK-së pa fakte do të duhej të dënohej.


Ushtruesi i detyrës së kryetari t të OVL, Smajl Elezaj, iu drejtua në fillim të pranishmëve duke thënë se veteranët duhet gjithmonë të jenë ushtarë të atdheut dhe që frymën patriotike ta lënë trashëgim për brezin e ri. Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, fillimisht u ankua në përfaqësuesit e institucioneve, duke thënë se përkundër ftesës që kanë pasur, nuk iu kanë përgjigjur këtij Kuvendi. /KP/