LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Veprimet e Policisë së Kosovës në veri, mesazh për Beogradin

Hyseni: Veprimet e Policisë së Kosovës në veri, mesazh për Beogradin

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni ka raportuar të martën në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.

Hyseni  duke folur për gjendjen në veri tha se të gjitha veprimet nga Policia e Kosovës janë bërë me qëllim të parandalimit të ndonjë eksesi.


Ministri i Punëve të Brendshme tha se veprimet e Policisë së Kosovës janë mesazh i qartë për Beogradin që të mos ketë provokime të tilla.

“Policia e Kosovës e ka kryer punën e vet dhe i përgëzoj. Planet e Policisë nuk kanë mundur të bëhen publike dhe të zbulohen paraprakisht. Policia ka shkuar më herët në bazë të spekulimeve që është minuar hekurudha. Aty është bërë një kontroll rutinor”, tha Hyseni.

Ai kërkoi që të ruhet qetësia, pasi sipas tij, pasi Serbia mund të përfitoj duke inskenuar rrethana të tilla.

Ndryshe, treni i Serbisë, dhuratë nga shteti i Rusisë të shtunën ishte nisur në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës. Treni ishte dekoruar me simbole nacionaliste, ndërsa në të ishin edhe zyrtarë të Qeverisë së Aleksandër Vuçiqit.

Por Policia e Kosovës nuk e ka lejuar trenin nga Beogradi që të hyjë në Kosovë, në mungesë të lejes për tu futur në territorin e Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori