LAJMI I FUNDIT:

Hyseni tregon se pse u anulua dy herë konkursi i shumëpërfolur për teknik të dhëmbëve në Gjilan, që në fund u fitua nga anëtari i VV-së

Hyseni tregon se pse u anulua dy herë konkursi i shumëpërfolur për teknik të dhëmbëve në Gjilan, që në fund u fitua nga anëtari i VV-së

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, është deklaruar në lidhje me konkursin për teknik të dhëmbëve në njërën nga ambulancat e kësaj komune, konkurs ky i shumëpërfolur për shkak të dyshimeve se ka pasur parregullsi.

Ky konkurs është anuluar dy herë, e në herën e fundit i pari me pikë ka dalë Elion Gagica, i cili është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.


Konkursi për teknik të dhëmbëve në Gjilan që u anulua - aplikuesi thotë se po i bëhet e padrejtë, nga komuna arsyetohen me çështje teknike
Lexo po ashtu Konkursi për teknik të dhëmbëve në Gjilan që u anulua - aplikuesi thotë se po i bëhet e padrejtë, nga komuna arsyetohen me çështje teknike

Në një konferencë për media të mërkurën, kryetari i Gjilanit teksa ka konfirmuar se Gagicën e ka mik, ka thënë se konkursi është anuluar dy herë për shkak të parregullsive.

“Konkurset janë anuluar për shkak të parregullsive. Konkursi nuk ka përfunduar ende. Ka pasur raste kur prej të tjerëve që kanë qenë pjesë e konkursit, është tregu se komisionet e mëhershme e kanë nxjerrur testin jashtë. Përderisa unë jam kryetar komune, testet nuk dalin jashtë. Dy herë është anuluar për parregullsi. Elion Gagica është mik i imi, është anëtar i Vetëvendosjes. Nëse i shihni rezultatet e tij, ai gjithmonë është i pari ose i dyti”, ka thënë Hyseni.

Lidhur me rastin, Jon Sadiku në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në këtë konkurs ka aplikuar dy herë, ndërsa në herën e parë që ka aplikuar ka pasur më së shumti pikë.

Ndërkaq sipas tij, në testin me shkrim pyetjet ishin jashtë asaj se çka konkretisht punohet në ambulancë.

“Konkursi është shpallë tri herë…Herën e parë nuk kam apliku… herën e dytë kam aplikuar dhe kam dal i pari me pikë. Një ditë para se të bëhet intervista me gojë u anulu konkursi. Dhe tash hera e tretë kur jemi fut ka pas pyetje jashtë asaj çka punohet në ambulancë, pasi unë aty punoj që një vit si vullnetar, por pasi kam aplikuar e kam ndërprerë punën pa pagesë.

Ka pas pyetje për aparatura të shtrenjta të cilat i punon një shok i kryetarit në laborator privat, e i cili ka aplikuar dhe ai. Kjo është bërë që me ia ndihmu atij dhe që të ia bëjnë më të lehtë i kanë bërë ato pyetje, për zirkon, metal, ura. Ndërsa në ambulancë punojmë vetëm proteza të thjeshta. Pasi qendra aty nuk është luks, por nevojë”, tha ai, duke shtuar se “herën e fundit ka pas parregullsi mjaft të mëdha. Ka pas konkurrentë që janë çuar nga testi pa plotësuar asgjë. Ky test është bërë enkas për atë person”.

Lidhur me këtë çështje për Telegrafin janë deklaruar edhe nga komuna e Gjilanit.

Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Doruntina Hasani, ka thënë se pyetjet janë përpiluar nga Komisioni profesional dhe kompetent për fushën përkatëse.

E sipas saj, konkursi i fundit është anuluar për shkak se gjatë procesit ka pasur lëshime teknike dhe ankesa për disa kandidatë lidhur me mbarëvajtjen e procesit.

“Për të tjerat anulime, nuk kam informacione sepse këtë pozitë e ushtroj për pak më shumë se dy muaj”, ka sqaruar Hasani.

Tutje, ajo ka thënë se procedura e rekrutimit nuk ka përfunduar.

“Për tre ditë radhazi, kandidatët kanë pasur mundësinë të kenë qasje në testin e tyre me shkrim. Gjithashtu, pas intervistës, secili kandidat ka mundësinë të paraqesë ankesë”, është shprehur ndër të tjera Hasani për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori