LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Me lokacionin e ri të varrezave, Gjilani po bën zgjidhje të problemit për 100 vitet e ardhshme

Hyseni: Me lokacionin  e ri të varrezave, Gjilani po bën zgjidhje të problemit për 100 vitet e ardhshme

Kuvendi i Gjilanit në një seancë të jashtëzakonshme ka votuar sot për ndërrimin e lokacionit të varrezave.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se pas një debati të gjerë dhe polarizues, propozim-vendimi për shpalljen e interesit publik për pronat në ZK Shillovë për nevoja të varrezave te reja të qytetit, është miratuar me 17 vota për dhe 14 abstenime, derisa kërkesa e Bashkësisë islame për dhënien në shfrytëzim të Fshatit social të Kuvajtit, për nevoja të medresesë, me 19 vota për, është shtyrë për një seancë tjetër.

“Kërkesën e Bashkësisë Islame dhe arsyeshmërinë për lokacionin e ri të varrezave e ka prezantuar kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili ka thënë se zgjidhja e këtij problemi është interes i qytetarëve dhe obligim yni, meqë në hapësirën ekzistuese nuk ka më vend për varre të reja dhe se varrmihësit po hasin në eshtra njerëzish”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Gjilanit.


Duke i ftuar këshilltarët komunalë për miratimin e kësaj kërkese, kryetari Hyseni ka thënë se me lokacionin e ri, që ka rreth 20 hektarë sipërfaqe, bëhet zgjidhje për 100 vitet e ardhshme.

Sipas kryetarit të KBI, Naim Aliu, gjendja në varrezat ekzistuese është e mjerueshme.

Ai ka kërkuar nga anëtarët e Kuvendit që sot të vendosin përtej interesave e ndasive politike dhe ta miratojnë kërkesën për lokacionin e ri të varrezave.

LDK-ja, e cila ka abstenuar në këtë pikë, ka thënë se nuk është kundër zgjidhjes së këtij problemi, përkundrazi ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje tjetër, më e mirë dhe më e dinjitetshme, pasi që me Planin Zhvillimor Komunal, kjo hapësirë është e planifikuar për zonë ekonomike.

Pas një debati mjaft polarizues edhe sa i përket Fshatit social, Kuvendi ka vendosur me shumicë votash që kjo pikë të shtyhet për një seancë tjetër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori