Kryeministri Albin Kurti por edhe LDK vazhdimisht po deklarohen ‘pro’ heqjes së taksës për ta zëvendësuar me reciprocitet.
Skënder Hyseni nga LDK-ja thotë se nuk duhet të bëhen veprime të njëanshme dhe se taksa duhet të hiqet me kushte e zotime te caktuara e të garantuara ndërkombëtarisht nga ana e Serbisë por edhe me bashkëpunim me gjithë spektrin politik.
Hyseni ka deklaruar se duhet të ketë qartësi, sepse shton se reciprociteti i plotë shkon deri te njohja e pasaportave e tagrave të veturave të Kosovë nga Serbia që do të thotë njohje e shtetit tone.
“Qëndrimi im për taksën është i njohur botërisht. E kam përkrah fuqimisht taksën kur është vendos, karshi agresivitetit të Serbisë në fushën ndërkombëtare. Taksa nuk është instrument i domosdoshëm, por nuk duhet të betonohet dhe doemos duhet të qëndroj ashtu si është. Duhet të veprosh konform situatave dhe kërkesa të reja, duhet të shqyrtohet seriozisht, duhet të ketë konsultime me gjithë spektrin politik, s’duhet të bëhen veprime të njëanshme”, ka deklaruar Hyseni në një intervistë për Infokus.
Ai më tej ka thënë se ndërkombëtarët insistojnë në heqjen e taksës, por sipas tij kjo taksë duhet të hiqet me kushte e zotime të caktuara e të garantuara ndërkombëtarisht nga ana e Serbisë.
Hyseni për reciprocitetin i çon mesazh kryeministrit Kurtit duke thënë se duhet të analizohet një veprim eventual i tillë.
“Shpresoj të jetë analizuar mirë kjo, sepse bëhet fjalë për një periudhë zhvillimesh Kosovë-Serbi që kërkon qartësi të plotë edhe nga faktori ndërkombëtarë. Aplikimi i reciprocitetit të plotë, shkon deri te kushti i patejkalueshëm i njohjes reciproke, targave, pasaportave që është njohje e shtetit të Kosovës. Nëse kjo është periudha më adekuate, unë nuk jam shumë i sigurt, ndoshta përvoja ime me negociata nga Rambujeja më bën më të kujdesshëm. Duhet të analizohet, duhet të bëhet në harmonizim të ngushtë me SHBA dhe BE-në. Nuk besoj që hapat e njëanshëm i kontribuojnë proceseve të mëtejshme, duhet kujdes maksimal”, ka thënë Hyseni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit